Pas marrjes në pyetje në prokurori: Kam deklaruar atë që mendon 99% e shqiptarëve

Postuar në 15 Korrik, 2016 12:27

Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ka deklaruar pas pyetjeve në prokurori se ai ka të drejtë të shprehë opinione mbi punën e gjyqtarëve. “Nuk mund të më pengojë askush të jap mendimet dhe opinionet e mija lidhur me vendimet e gjykatave apo gjyqtarëve që janë në detyrë për shërbimin apo qokave të atyre që kanë kapur drejtësinë. 99% e shqiptarëve sot mendojnë se sistemi gjyqësor ka segmente të caktuara që militojnë prej qokave politike. Për mua ato janë korporatë gjyqtarësh”, tha Tahiri.
Ai ndodhej në prokurori pas akuzave dhe sulmeve ndaj gjyqtarit Aliaj që vendosi shkarkimin e Haki Çako.

Comments

Submitted by Andreas (not verified) on

Kur te do bytha je minister i brendshem, ndersa kur te rri ngushte kostumi behesh shqiptar i thjeshte?!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.