Kukan – Fleckenstein: Ka mundësi për miratimin e reformës në drejtësi. OMN, rol mbikëqyrës

Postuar në 16 Korrik, 2016 13:00

Faktorit ndërkombëtar për miratimin e reformës në drejtësi i janë bashkuar sot edhe eurodeputetët Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein, përmes një deklarate postiar në profilin tuiter të Kukan. “Na vjen keq që propozim- kompromisi i fundit i bashkësisë ndërkombëtare nuk është pranuar. Megjithatë, ne jemi të bindur ende se zgjidhja është brenda mundësive. Kjo është një detyrë e shtetit shqiptar për të garantuar sundimin e ligjit për qytetarët e saj dhe kjo është përgjegjësi e liderëve politikë në Shqipëri për të miratuar një reformë të besueshme gjyqësore, qe do të garantojë një sistem të pavarur dhe efikas të drejtësisë”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Më tej eurodeputetët i mëshojnë mendimit për rol Mbikëqyrës e monitorues të Operacionit Monitorues Ndërkombëtar, por pa theksuar nevojën që ai të ketë atribute vendimmarrëse. “Ne mbështesim rolin e parashikuar për Operacionin Monitorues Ndërkombëtar për të mbikëqyrur të gjithë procesin e verifikimit. Sipas mendimit tonë, kjo nuk do të zvogëlojë pronësinë e autoriteteve shqiptare, e cila është thelbësore. Përfshirja ndërkombëtare do të forcojë kredibilitetin e reformës në sytë e publikut shqiptar dhe të bashkësisë ndërkombëtare dhe është në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias. Duke pasur parasysh rëndësinë e kësaj reforme për publikun shqiptar, për një të ardhme të begatë të vendit dhe për progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, ne qëndrojmë së bashku të gatshëm për të ndihmuar partnerët tanë politikë në Shqipëri për të arritur marrëveshjen e nevojshme për miratimin e reformës”, vijon deklarata.

Comments

Submitted by Shakaxhinjte (not verified) on

Keta te dy, jane bere si Saimir Kodra me Gent Zenelin e STOPIT te Klanit.
Thone ndonje fjale, qe s'jua pjerdh kerkush, dhe keshtu nxjerrin rrogen e javes.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.