Opinion
Opozita e re, numrat e saj dhe e ardhmja
Partia Socialiste është shumë dominuese në raport me Partinë Demokratike dhe nga statistikat zgjedhore vërehet që në mënyrë natyrale do të duheshin dekada të ndërrohej ky mentalitet i qytetarëve për sistemin pluralist. Njerëzit duket sikur kërkojnë një lloj stabiliteti, shohin skenën politike në një këndvështrim kryesisht bardhë e zi, shfaqin lodhje dhe mosbesimin e tyre për ndryshime. Kjo më tepër në një drejtim. Mosbesimi dhe mospëlqimi ndaj PD-sw dominon dhe për këtë mjafton të shihen detajisht rezultatet e zgjedhjeve në vitet e fundit, veçanërisht në zonat e populluara dendësisht.
Udhërrëfyesit dhe fanarët*
h. Sulejman ef. Rexhepi
Më rastisi para do kohe të bisedoj me një diplomat të huaj që shquhet si njohës i mirë i zhvillimeve në Ballkan. Ai në veçanti e njihte mirë çështjen shqiptare, përfshirë këtu edhe raportet në mes të shqiptarëve brenda trungut islam, si edhe marëdhëniet në mes të shqiptarëve muslimanë dhe atyre jo muslimanë. Ishte kënaqësi e veçantë të dëgjosh një të huaj që kishte analizuar deri në detaje skenën tonë politike dhe fetare, raportet ndërnjerëzore, mentalitetin tonë, zakonet, doket…
‘Diplomacia e shuarjes së zjarreve’, si potencial në përmirësimin e marrëdhënieve me Greqinë
Shpesh herë interpretimi i marrëdhënieve ndërkombëtare bazohet thelbësisht në dimensionin e materializmit, se sa tek aspektet simbolike dhe spirituale të popujve respektivë. Edhe për sa i përket pjesës teorike, disponimi i fuqisë ushtarake dhe ekonomike vlen më shumë se sa marrëdhëniet ndëretnike, tregu, apo parimi se ‘arti bashkon dhe nuk ndan’.
Nga piramidat te shkëlqimi i kartelit të bankave
Bankat vazhdojnë të jenë të prirura të financojnë borxhin e qeverisë, ndërsa për bizneset dhe individët jepen vetëm “para xhepi” apo siç quhen, kredi për likuiditet. Këto hua janë sa për të mbajtur frymën gjallë, për të paguar rrogat dhe shpenzimet operative. Ndërsa kredia për investime shkon gjithnjë në rënie. Po ashtu, individi kreditohet vetëm me hua konsumatore duke aplikuar standarde shtrënguese, komisione të larta dhe duke rritur kostot e kredive hipotekore, me shpenzime të shpallura dhe të pashpallura.
Refuzimi nga vendet Shengen nuk zgjidhet me masa policore
Përsëri gjatë vitit 2016, qytetarët shqiptarë hasën vështirësi dhe u ndëshkuan në kuadrin e lëvizjes së tyre në vendet e hapësirës Shengen. Gjatë vitit për të cilin po flasim, disa tregues të këtij aspekti u përkeqësuan sërish. Më konkretisht bëhet fjalë për 18.468 shtetas shqiptarë, të cilët nuk janë lejuar të hyjnë në vendet Shengen. Sikur të marrim për mesatare shumën 200 euro të shpenzuar nga secili për udhëtimin e papërfunduar, do të rezultonte se shtetasit e vendit më të varfër në Europë gjatë vitit 2016 kanë humbur rreth 3.5 milionë euro për mungesë informacioni.
"Xhonturqit" e Erdoganit*
Më 16 prill qytetarët turq votuan në favor të disa amendamenteve tërësore kushtetuese që e rishkojnë sistemin qeverisës drejt një modeli të presidencës me fuqi ekzekutive, një lëvizje e konsideruar si fillimi i një ere të re në Turqi. Në frymën e këtyre amendamenteve, presidenti Recep tayyip Erdogan u zgjodh kryetar i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim(AKP) në muajin maj por do të duhet të presim deri në zgjedhjet e vitit 2019 – nëse jo më shpejt – të ndjejmë zbatimin e kushtetutës së amenduar.
Reparacionet ndaj Polonisë - taktikë çorientuese e Kaczyński-t
Me të vërtetë, monstruoziteti i krimeve gjermane edhe ndaj polakeve dhe polakëve jo hebrenj, dhe veç të tjerash masakrimi i 150.000 civilëve vetëm në Kryengritjen e Varshavës në vitin 1944, mbeten përgjithmonë një turp dhe një padrejtësi skandaloze. Kjo aq më tepër, kur thuajse askush nga përgjegjësit gjermanë nuk dha llogari ndonjëherë për këtë para drejtësisë.
Bujqësia dhe sfidat e sigurisë ushqimore
Bujqësia është shtylla kurrizore e ekonomisë shqiptare, de facto dhe de jure. Ndonëse statistikisht ajo përbën vetëm 20 për qind të GDP, ka të punësuar rreth gjysmën e popullsisë së vendit. Por në këto 27 vite ekonomi tregu, sektori i bujqësisë ka mbetur më i pazhvilluari, pse jo dhe më i paintegruari, ku shumica dërrmuese e fermerëve shqiptarë vazhdojnë të prodhojnë, deri-diku, sipas mënyrës kooperativiste të tipit leninist. Njëlloj si në periudhën e para 46-ës, duke zhvilluar një prodhim miks për nevojat e vetushqimit dhe vetmbajtjes së familjes fshatare.
Çmimi i ujit dhe koncepti për shërbimet publike
Para dy vjetësh, kur mori detyrën, kryetari i Bashkisë së Tiranës miratoi rritjen e çmimit të biletave të transportit urban, ndërsa këto ditë, së bashku me Këshillin Bashkiak, vendosën rritjen e çmimit të ujit të pijshëm.
Argëto turmën*
Nëse do lexonim apo dëgjonim thënie të tilla, si, “Unë do i kthej vendit shpresë dhe dinjitet,” “Fjalët ndërtojnë ura midis zonave të harruara”, “Më mirë të jetosh një ditë si luan se sa njëqind vite si dele”, “Idetë janë më të fuqishme se armët” etj., do mendonim se janë citime të njerëzve të mëdhej. Në fakt, këto janë thënie të njerëzve më të ligj të historisë së njerëzimit: Hitleri, Musolini, dhe Stalini.