Opinion
Një “Jo”pro Tsiprasit mes debatit tonë provincial
Që kur kryeministri grek Aleksis Tsipras shpalli mbajtjen e një referendumi dhe i kërkoi popullit të tij ta mbështesë me një “JO” të fortë për të vazhduar bidedimet me Trojkën ( FMN-në, Bankën Qëndrore Europiane dhe Komisionin Europian), kjo ngjarje po shihet me interes të madh edhe në Shqipëri.
Trishtimi grek
Asnjë shqiptar, në çdo nivel qoftë, nuk ka shprehur asnjë gërmë gëzimi apo cinizmi për dramën që po trishton Greqinë dhe ndoshta si pasojë të gjithë Ballkanin. Dhe kjo është një arsye krenarie për pozitivizmin e popullit tim. Të dy popujt tanë kanë qenë për shumë vite të lidhur dhe të zgjidhur njëkohësisht.
Të lidhur në nivelin njerëzor, ku mund të rreshtohen mijëra episode bashkëjetese, miqësie dhe harmonie dhe në nivelin politik, ku arroganca e më të madhit ka qenë tipari dominues dhe shpeshherë përcaktues.
Greqia ilustron 150 vjet dështim të socializmit në Europë
Greqia nuk mundet t’i paguajë borxhet e saj...kurrë. Nuk munden as disa prej vendeve anëtare të BE-së. Kjo është arsyeja pse elita e Europës nuk ka dëshirë që ta vendosë Greqinë në kushtet e deklarimit të mospagimit. Nëse Greqia lejohet që të abrogojë borxhet e veta, pse atëherë çdokush prej vendeve anëtare të BE-së që kanë borxhe duhet të paguajnë? Pasojat financiare të një mospagimi masiv të borxheve nga shumica prej anëtarëve të BE-së, është e vështirë të parashikohet, por ai nto nuk kanë për të qenë të pëlqyeshme.
Kundër komandimit të dijes nga pushteti politik me "komisarë"
200 pedagoge te universiteteve publike, mbështetur nga mijëra qytetare, bëhen gati të paraqesin brenda disa orësh, në Kuvendin e Shqipërise, në emër të një opinioni shumë të gjerë pedagogësh dhe studentor, Memorandumin kundër Projektligjit mbi Arsimin e Lartë.
Projektligji është produkt i :
- oligarkut privat që ka shkatërruar arsimin e lartë duke e shndërruar në fabrikë prodhimi letrash pa vlerë që quhen diploma,
- bashkuar me një pjesë të errët të burokracisë universitare,
Opozitë klanore dhe jo opozitare
Ashtu siç ishte parashikuar opozita doli qartazi humbëse e zgjedhjeve të 21 qershorit. Gjatë të gjithë fushatës u vu re një mungesë konsistence dhe amatorizmi elektoral, pasi opozita nuk ofroi as edhe një alternativë konkrete për administrimin e bashkive të vendit. Të gjitha analizat e bëra përpara ditës së votimit u morën më shumë se si do të reagojë lidershipi i PD pas humbjes të sigurt që e priste, dhe ajo çfarë po ndodh tani nuk përbën asnjë surprizë, pasi opozita e shkërmoqur hyri në zgjedhje dhe më e shkërmoqur doli nga zgjedhjet.
Kujdes me FMN-në, Z. Rama!
Të martën, Greqia u bë vendi i parë europian që nuk ka paguar një këst kredie të FMN-së në afatin e caktuar. Për dy arsye – sepse s’kishte para për ta paguar dhe sepse s’ishte dakord me kushtet e FMN-së për një kredi të re të butë.
Më në veri të Greqisë, Shqipëria është një shtet që dy herë në çerek shekullin e fundit nuk ka qenë dakord me kushtet e FMN-së në lidhje me kreditë e buta të ofruara nga ky institucion – një herë në vitin 1996 dhe herën tjetër në vitin 2009.
Një diskutim i të majtëve në Shkodër dhe një paralele me PD-në në Tiranë
Ka një vibrim në radhët e së majtës shkodrane pas zgjedhjeve lokale dhe kjo lidhet më së shumti, me sa duket, me një si sëkëlldi prej votës që e mbajti Shkodrën të ndarë nga një trend kombëtar. Kjo është një vuajtje e panevojshme, në fakt. Në këtë botë nuk është vetëm Shkodra që manifeston në vijimësi besnikërinë ndaj një partie politike. Paradigma, në daçi stigma, e bastionit të një partie është e njohur kudo. Dhe e shpjegueshme.
Qeni emocional shkodran dhe bishti i tij racional
Pak teori…
Aktualisht, ideja se zgjedhja (edhe zgjedhjet) është akt intuitiv, gëzon popullaritet më të madh se kurrë më parë. “Inteligjenca emocionale” mbetet një fjalë kyçe e psikologjisë sociale dhe e komunikimit modern. Në dhjetëra eksperimente (edhe online), psikologu amerikan Marc Hauser i Universitetit të Harvardit, përpiqet të tregojë se si, në situata dilemash, ne mbështetemi tek emocionet. Neurologë të shumtë përpiqen të shpjegojnë se impulsi i errët i vullnetit të emocioneve u paraprin reflektimeve të vetëdijshme e të kthjellëta.
Berisha vs. Basha, sipas qarqeve
Sipas rezultateve paraprake të KQZ-së, kandidatët për kryebashkiakë të koalicionit Aleanca për Punësim Progres e Dinjitet (i udhëhequr nga Basha) morën rreth 670 mijë vota në 21 qershor. Dy vjet më parë, koalicioni i regjistruar në KQZ me emrin Aleanca për Punësim Mirqënie dhe Integrim (i udhëhequr nga Berisha) mori rreth 680 mijë vota. Pra kandidatët për kryebashkiakë të përzgjedhur nga Basha, së bashku, morën rreth 10 mijë vota më pak se sa mori Berisha në 2013-ën. Në disa qarqe diferenca ishte plus e në disa qarqe minus.
Po rriten taksat? S'keni parë asgjë akoma…
FMN erdhi dhe iku. U kthye në Uashington. Pa folur për publikun. Është ndoshta hera e parë që FMN nuk është transparente me publikun shqiptar. Sa për qeverinë, tashmë jemi mësuar me mungesën e transparencës së saj. Në deklaratën e FMN lexohet se do të vazhdojë diskutimet me qeverinë shqiptare nga përtej oqeanit. Mosmbyllja e diskutimeve ndoshta është arsyeja pse FMN nuk është shprehur ende.