Opinion
Shënim: Kafeja e një mëngjesi pa drita
nga Leonard Veizi
Kemi humbur 21 % dhe jo 7% të sipërfaqes pyjore
U bë tashmë zakon për sektorin e agjitpropit dhe mediat që të jepen shifra të politizuara dhe jo sipas statistikave shkencore e reale. Shqiptarët duhet të dinë të vërtetat mbi ecurinë e vendit dhe rezultatet reale të politikave qeveritare, e jo më pak të interesuara duhet të jenë dhe vetë strukturat qeveritare e ato parti që na qeverisin.
Erion, më bëj edhe mua që të hipi në autobus!
Dy ditë pas lajmit se Erion Veliaj kish shkuar në zyrën e tij në Bashki me autobus, në një të përditshme të Tiranës ishte publikuar një foto, ku dukej Jeremy Corbyn, politikani britanik që është futur në garë për të marrë kreun e Partisë Laburiste e që, me ç’tregojnë bathët, ka për ta marrë (me që ra fjala, shtypi i Tiranës, i motivuar në mënyrën më parokiale të mundshme, nuk e ka parë të udhës ta thotë qoftë dhe gjysmë fjale për këtë ngjarje në një kohë që ky kandidim, për arsye që meritojnë vëmendje, ka provokuar një debat të madh në Britaninë e Madhe; me të njëjtën logjikë parokiale, ësh
Bashkëshorti i ministres dhe opozitarizmi
Në një nga seancat e fundit të sesionit parlamentar që sapo u mbyll, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike solli para Parlamentit një audio, e cila aty për aty rezultoi teknikisht e padëgjueshme. Por që u bë e dëgjueshme në media pak orë më vonë. Opinioni ynë publik mësoi kështu se Profesor Ligor Nikolla, Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike në Universitetin Politeknik të Tiranës, kishte disa vërejtje lidhur me Ligjin e ri për Arsimin e Lartë në Shqipëri. Parlamenti ishte mbledhur pikërisht për të shqyrtuar dhe për të votuar këtë ligj.
Për çfarë i duhet qytetit Erion Veliaj?
Erion Veliaj është betuar në mesjavë si kryebashkiak i Tiranës duke u bërë më i riu që e ka mbajtur këtë detyrë. I duhet që të punojë fort, që kur të dalë prej andej të mos mbahet mend pikërisht për këtë. Veliajt, kritikët i përmendin vetëm një mijë të zezat e gjërave që i mungojnë, ndërkohë që dashamirësit i lëvdojnë po aq shumë cilësi. Diku në mes është gjithmonë e vërteta. Z. Veliaj nuk mund të jetë as më i shkëlqyeri dhe as më i errëti ndër ata individë që përbëjnë klasën politike shqiptare.
Reforma që çliron universitetet nga nomenklatura
Nuk jam e nuk mund të jem aspak një mbështetës i bindur i reformës në arsimin e lartë e në kërkimin shkencor. Kjo reformë si shumë nga iniciativat ligjvënëse të qeverisë Rama, pati një fillim konfuz. Ishte një alkimi modelesh të huaja, voluntarizmi abstrakt e pragmatizmi allashqiptar. Për të qenë “politikisht korrekte”, qeveria angazhoi një komision pluralist, ku shkëlqenin me dështimet e tyre disa nga protagonistët e reformësantireformë të vitit 2007.
Thirrje – sfidës së një ftese bërë nga Europa
Europa dhe qytetërimi perëndimor na e kanë bërë sinqerisht ftesën për të hyrë në gjirin e tyre. Mirëpo, përtej marrëveshjeve dhe kushteve politike apo ekonomike, para së gjithash, kjo do të thotë “thëthitje” e ajrit të mendimit dhe filozofisë së qytetërimit të tyre; do të thotë njohje, “përvetësim” dhe “bashkim” dinjitoz me atë korpus gjigant dijesh dhe veprash me anë të të cilit brezat e tërë të mendimtarëve dhe njerëzve të vet të shquar ngritën shtatoren e një botëkuptimi të lirë dhe mbrujtën formën e një zemre të hapur e të kultivuar.
Kontrabandë apo lënie masive e duhanit…
Sipas të dhënave në faqen aktuale të internetit të drejtorisë shqiptare së doganave, 4500 ton cigare u taksuan në vitin 2010. Vetëm rreth 3000 ton u taksuan në vitin 2014. Rënia ishte graduale – rreth 3250 ton në 2011-ën, rreth 3600 ton në 2012-ën, rreth 3700 ton në 2013-ën dhe rreth 3000 ton në 2014-ën (shihni grafikun shoqërues).
Pak diktaturë për të gjithë
Kudo që hedh sytë, ka nga pak diktaturë: ligje për hapje dosjesh sekrete, që provokojnë stuhi të papara mediatike, për të inauguruar pastaj ritualisht harresën; bunkerë të nëndheshëm që hapen me epsh për blicet dhe ambasadorët; nga pak garniturë realizmi socialist tek galeritë e artit; rrënoja stalinizmi që nxirren nga bodrumet për ca kohë, për t’u futur pastaj sërish në bodrume.
Gjermania ka nevojë për refugjatët nga Ballkani
Shumë energji shpenzohet me grindjet për kompetencat, me kalimin e përgjegjësisë sa tek komunat, sa tek landet dhe federata - apo mes shteteve të Bashkimit Europian. Ndërkohë që një koncept i përgjithshëm i vlefshëm mungon. Por shumica prej propozimeve që vijnë janë zgjidhje në dukje: Le të marrim për shembull detyrimin e vizës. Ai është hequr gati për të gjithë qytetarët nga Ballkani dhe për këtë ka pasur arsye.