Opinion

Vërtet duan të ndërtojnë pallate shumëkatëshe në hyrje të parkut të Tiranës?

Postuar në 09 Korrik, 2015 05:25

Zgjedhjet lokale të 21 qershorit u fituan qartazi nga mazhoranca. Dhe fitorja bëhet më domethënëse prej faktit që ajo erdhi pas zgjedhjeve më të mira që janë organizuar ndonjëherë këtyre anëve, s’ka gjë se do duhet edhe ca kohë që t’ia arrijmë ditës të bëjmë zgjedhje normale, si fjala vjen në Greqi, ku mjaftuan shtatë ditë, vetëm shtatë ditë, për të organizuar teknikisht në mënyrën më të suksesshme që mund të mendohet një referendum historik. Partia Demokratike që, me sa duket, po fiket tok me sundimtarin e saj marrok, tentoi të mbulonte diellin me shoshë, por mundimi u vajti dëm.

Një vizitë dhe një personalitet mbi të cilat duhet të reflektojmë

Postuar në 08 Korrik, 2015 12:12

Përtej marrëveshjeve aq fort të dëshiruara qeveritare në të mirë të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë e përtej hamendjeve edhe më të guximshme për frytet gjeopolitike aq të nevojshme në rajon që do të sjellë vizita e Kancelares Merkel në Shqipëri, politikanët shqiptarë kanë rast të mendojnë e reflektojnë thellë përballë personalitetit të gruas më të fuqishme të botës e jo vetëm të pozicionit që ajo mban.

Referendumi, dalldia greke në sheshe dhe ajo shqiptare online

Postuar në 08 Korrik, 2015 06:23

Në kronikat e këtyre ditëve lidhur me çfarë ndodhi në Greqi, më shumë sesa për referendumin është folur për festën e organizuar në sheshin ‘Syntagma’ të Athinës, pasi u mor vesh se kish fituar “jo”-ja. Ajo festë ishte fryt i një sendërgjie të krijuar nga mass-media mbi një gjoja betejë për jetë a vdekje midis Davidit grek e Goliathit europian, e për rrjedhojë ishte edhe e kuptueshme, por në sytë e të shumtëve në Europë e në botë ajo ishte një festë absurde e surreale.

Një popull që do begati pa punë mbetet pa të dyja

Postuar në 07 Korrik, 2015 15:46

Të dielën Greqia u bë vendi i dytë në histori – Argjentina ishte vendi i parë – që realizoi tranzicionin nga vend i zhvlilluar në vend në zhvillim. Tani pyetja është se cili vend do ta ndjekë në këtë lloj tranzicioni.

Katrahura e një vendimi për lejet profesionale në fushën e hidrokarbureve

Postuar në 07 Korrik, 2015 13:19

Katrahura e Vendimit Nr. 551dt. 18.6.2015 “PËR MIRATIMIN E KRITEREVE DHE TË PROÇEDURAVE PËR PAJISJEN ME ÇERTIFIKATËN E LEJES PROFESIONALE PËR VEPRIMTARITË STUDIMORE-PROJEKTUESE DHE ZBATUESE PËR KËRKIMIN, PRODHIMIN, PËRPUNIMIN, TRANSPORTIMIN, DEPOZITIMIN DHE TREGTIMIN E LËNDËVE HIDROKARBURE”

 

Nevoja për një kod të ri moral dhe etik

Postuar në 07 Korrik, 2015 09:15

Emri i një vendthi apo toponimi nuk mund të mbetet përjetësisht në memorie përmes ngjarjeve më të bukura që ndodhin aty, por edhe me ngjarje që godasin fort e të bëhen të shënuara në rrjedhën e kohës për ndërgjegjen e qytetarëve të të gjithë vendit. E tillë ishte ngjarja e vrasjes në pritë të dy turistëve çekë në fshatin Prekal në Dukagjin. Ka rreth pesëmbëdhjetë vjet që emri i krahinës së Dukagjinit është kthyer në një makth për turistët çekë, pasi aty ka gjasa që u përsërit sërish një histori ende e pazbuluar e tre turistëve çekë që u deklaruan të humbur në vitin 2001.

Hipokrizia me vrasjen e dy çekëve

Postuar në 07 Korrik, 2015 04:54

Një ditë pas vrasjes makabre të dy turistëve çekë, nga një bishe e maleve tona, një nga televizionet e mëdhej francezë, M6, po transmetonte një reportazh të gjatë për turizmin Shqiptar. Në pjesën kryesore të tij, emisioni ishte një publicitet me nota pozitive, që paraqiste pamjet frymëndalëse të rivierës sonë.

"97-ta" pa krisma

Postuar në 06 Korrik, 2015 03:22

Nuk është fjala për djegien e Shqipërisë; as për bandat e jugut, për zvarritje trupash në sheshe qytetesh, për tanke që gërryenin tokën e këtij vendi, për arratisje shqiptarësh… Nëse e ke vizatuar atë vit në memorie dhe ke bërë pjesë të saj gjithçka që i dha fytyrën e djallit atij viti të mallkuar, pra, nëse ke memorizuar edhe shkoqjen e PD, do të kuptosh lehtësisht se e tillë, një pirg rëre, rrënjëshkulur, kjo parti është kalcifikuar në relievin e të gjitha tablove politike të pas ’97. Prandaj edhe në tablonë politike të vitit 2013, të vitit 2015.

Pse votova “Po” (kundër demagogut Cipras)

Postuar në 05 Korrik, 2015 15:22

I parë në tërësi, referendumi i sotëm grek m’u duk një farsë “demokratike”. Votuesve iu dha një javë t’i përgjigjeshin një pyetje që ata nuk e kuptuan (unë për vete thjesht e hamendësova kuptimin e pyetjes). Pyetja ishte rreth disa dokumentave të BE-së që votuesit nuk mund tí gjenin lehtësisht (unë e gjeta një kopje të dokumentave vetëm të enjten, por s’isha i sigurtë për autenticitetin e tyre).

Kriza greke është diçka më shumë se financiare

Postuar në 05 Korrik, 2015 08:58

Gjeopolitika mund të jetë më e rëndësishme se teoritë ekonomike. Shikoni Greqinë. Në logjikë thjesht ekonomike, Greqia nuk duhet të ishte pranuar kurrë në BE më 1981 dhe mund të ishte përjashtuar nga Eurozona shumë muaj më parë.
Por ajo që shumë politikëbërës europianë dinë – edhe pse pak e artikulojnë – është se Europa do të jetë më shumë e brishtë përballë agresionit rus nëse lidhjet e saj me Greqinë dobësohen. Greqia është e vetmja pjesë e Ballkanit me disa dalje në Mesdhe, e kështu është një portë e rëndësishme për të dalë e hyrë në Perëndim.

Pages

Subscribe to RSS - Opinion