Opinion

Aleksis Tsipras: Hero, tradhtar, hero, tradhtar, hero

Postuar në 15 Korrik, 2015 07:38

Iu kërkojmë ndjesë të gjithë marksistëve anembanë botës për Greqinë që refuzoi të kryente një vetëvrasje rrethanore për ta çuar përpara kauzën. Duhet të keni vuajtur në divanet tuaja.

Një problem grek pa folur për financat

Postuar në 14 Korrik, 2015 15:49

Ditë të ashpra për fqinjët tanë grekë këto të tanishmet; ditë që zgjasin prej disa vjetësh. Si shqiptar/e, sado gjak të prishur të kesh me grekun nga histori me bazë reale, të tjera që i ke përjetuar mbi kurrizin tënd, apo edhe nga ato që të kanë ushqyer për tru-shpëlarje në shkollë, nuk mund të gëzohesh sot. Nuk mund të jesh as neutral.

Ka edhe drejtësi në këtë botë

Postuar në 14 Korrik, 2015 07:58

Lidhur me ndeshjen e futbollit Serbi – Shqipëri të luajtur në stadiumin e Beogradit më tetor 2014, e cila u zhvillua ashtu si u zhvillua, mund ta gjeni në Wikipedia një përshkrim korrekt të asaj që ka ndodhur. Wikipedia nuk është se shquhet për saktësi, të paktën jo gjithnjë, por në këtë rast duket sikur materiali i përfshirë në zërin “Serbia vs Albania (UEFA Euro 2016 qualifying)” është shkruar e hedhur nga ndonjë njeri krejt i çinteresuar për emocionet, me të cilat u shoqërua e u pasua ajo ndeshje.

Parku i Tiranës dhe lidhjet e padukshme me tiranasin

Postuar në 14 Korrik, 2015 01:59

Të gjitha veprat urbane që ne ngazëllehemi, sot, në Europë e në botë janë vepra thjesht dhe tipikisht diktatorësh, dhe askush kryeministër apo kryebashkiak nuk ka guxuar t’i shkallmojë ato, edhe kur nuk kanë përmbushur vlera arkitekturore, por vetëm historike. Po në rastin e veprës sonë Park, Liqen, Digë, Kopsht zoologjik, Kopsht botanik dhe Kodra Selite, që përpos vlerës memoriale shpalosin për më së tepërmi ato arkitekturore, sepse:

Srebrenica 2.0

Postuar në 13 Korrik, 2015 12:14

Në kohën kur konsumohet konflikti boshnjak , terrorizmi, tortura, dhuna seksuale shfaqen si mjete të racionalitetit politik më shumë sesa si mjete të pasionit (sot mbase akoma më mprehtësisht), e nuk përjashtohen nga skema e përllogaritjeve të këtij racionaliteti as veprimet e faktorit ndërkombëtar, i cili luante ndeshjen e vet nga dy tribunat kryesore, ndërsa në qendër grisej përfundimisht një territor dhe me mëshirën e kampeve të Luftës së Dytë Botërore shkatërrohej një popull: gati 2,5 milionë njerëz të shpërngulur, 50 mijë të torturuar, 20 mijë të përdhunuar, 715 kampe përqendrimi, qind

Barazia, e domosdoshme për mbijetesën e Maqedonisë

Postuar në 13 Korrik, 2015 04:13

Një Maqedoni e pranueshme mund të lindë vetëm prej besimit te një premisë e patjetërsueshme e rendit republikan, dhe kjo premisë është barazia.

Nuk mund të jetojmë në Shtetet e Bashkuara të Europës

Postuar në 12 Korrik, 2015 05:42

Po e filloj me një synopsis të një artikulli me titull “Europa në 28 versione dhe mundimi ynë për të njohur sho-shoqin” (në origjinal: With 28 versions of Europe, it’s no wonder we barely recognize each other), të publikuar në numrin e djeshëm të së përditshmes britanike “The Guardian” e të shkruar nga analisti Timothy Garton Ash.

Betoni që na vrau identitetin

Postuar në 11 Korrik, 2015 07:03

Në këtë shkrim do ndalem tek aspekti trashëgues i pasurisë publike, për të kuptuar ç’do të thotë familiaritet me këtë trashëgimi, nëse ekziston akoma ose jo dhe kur ajo zhduket, cilat janë pasojat. Mostrashëgimia e pasurisë publike, sheshe, rrugë, ambiente, ka sjellë në çdo fushë të jetës mosrespektimin e ambientit dhe abuzivizmin.

Europianët s’e kanë urryer kurrë kaq shumë njëri-tjetrin, që pas luftës

Postuar në 11 Korrik, 2015 04:16

Bashkimi Europian është një komunitet i lirisë dhe drejtësisë. Kjo është pikërisht arsyeja e krijimit të besimit te BE që ekziston në Europë dhe më gjerë. Kjo e bën anëtarësimin në të tërheqës, pas një numri përvojash kolektive të kufizimit të lirisë dhe sundimit arbitrar gjatë shekullit të kaluar.
BE nuk është një shtet i centralizuar, as federatë, por një konfederatë shtetesh sovrane që kanë vendosur me dëshirën e tyre t’ia japin një pjesë të pushtetit Brukselit.

Streha e kryeministrisë dhe kryeministri artist

Postuar në 09 Korrik, 2015 05:28

Pasi ka përfunduar skicimin e kontureve të shtëpisë së tij të çuditshme në Surrel, kryeministri i është rikthyer Tiranës dhe Shqipërisë, pa marrë parasysh se ato janë shtëpia jonë e përbashkët dhe jo prona e tij private. Ndërhyrja e fundit që Edi Rama i bëri fasadës së godinës së kryeministrisë, është jo vetëm një akt i paligjshëm por edhe një shenjë e mospërfilljes totale ndaj të drejtës së qytetarëve mbi një pasuri të përbashkët.

Pages

Subscribe to RSS - Opinion