Opinion

Toma, Edi dhe banaliteti i së keqes

Postuar në 21 Korrik, 2015 07:31

Rrëfimi i plotë i Edi Ramës para prokurorëve për të zbardhur historinë e vrasjes së supozuar të Tom Doshit e ka ndryshuar radikalisht optikën për rolin e kryeministrit në këtë ngjarje. Kur Tomagate shpërtheu u krijua një ide fillestare se Rama ishte njeriu që përfitonte nga kjo histori. Me një gur ai dukej sikur kishte vrarë shumë zogj.

Shqipëria e lumtur me partinë-shtet

Postuar në 20 Korrik, 2015 07:52

Pas përfundimit të zgjedhjeve të 21 qershorit u konfirmua një pandehmë e imja e vjetër që e përsëritja mes miqsh se shqiptarët janë në kërkim të një lideri që t’i çojë drejt shtetit unitar, sepse tradita jonë nuk e pranon qeverisjen demokratike, pluripartitizmin. Ka diçka në përbërjen tonë shpirtërore që na pengon të qeverisemi me alternativa të ndryshme politike.

A rrezikohet sistemi ynë bankar nga kriza në Greqi

Postuar në 20 Korrik, 2015 05:20

Shumë është diskutuar në media për rrezikun që mund të cenojë sistemin tonë bankar nga kriza që ka përfshirë shtetin fqinj, Greqinë. Në një kuptim më të përgjithshëm do të thoshim që, çdo krizë që ndodh, aq më tepër me vende me të cilat ke kontakte të shumta si biznesi, ashtu edhe shoqërore, ka ndikimin e vet negativ mbi vendet fqinje, apo sistemet bankare, aq më tepër që në Shqipëri operojnë tri banka greke. Banka Kombëtare e Greqisë, Banka Aplha dhe Tirana Bank.

Rama nuk është Xhorxh Uashington…

Postuar në 19 Korrik, 2015 10:30

Pasi Xhorxh Uashingtoni qeverisi për dy mandate si president i SHBA-së, asnjë rival nuk iu shfaq për të garuar në zgjedhje – rizgjedhja e tij ishte e padiskutueshme, falë popullaritetit të jashtëzakonshëm që gëzonte. Dhe ç’bëri Uashingtoni? U tërhoq fare nga politika… “Unë nuk luftova kundër një mbreti që të bëhem mbret vetë,” u tha ai bashkëpunëtorëve të tij që e nxisnin për të rikandiduar për herë të tretë.

Myftiu i Shkodrës dhe Enver Hoxha

Postuar në 19 Korrik, 2015 07:20

Gjatë festimeve të Fitër Bajramit, mediave u ra në sy si ngjarje që përbënte lajm, sjellja e myftiut të Shkodrës. Ai pati ndërprerë predikimin në çastin kur qenë dëgjuar të binin kambanat e Kishës së Zojës së Këshillit të Mirë.

Mediat në faqet e para i dhanë vëmendje edhe iftarit të shtruar në selinë qeveritare prej Kryeministrit, por pa i kushtuar rëndësi faktit që ky është një i krishterë.

Iftari i keqkuptimeve

Postuar në 18 Korrik, 2015 15:15

Imam Ghazaliu tregon se Profeti Ibrahim ftonte për natë një musafir për të ndarë begatinë e bukës me të. Një natë, musafiri i rradhës, i cili qëlloi të ishte idhujtar, bekoi bukën në emër të idhujve e për këtë arsye Ibrahimi e zboi. Tregohet se Zoti i shpalli Ibrahimit se edhe pse ai idhujtar besonte në idhuj, Zoti e ushqente përditë. Profeti Ibrahim shkoi jashtë të gjente musafirin e ta ftonte sërish në shpi për të ndarë bukën bashkë. Nëpërmjet Profeti Ibrahim të gjithëve na mësohet të ndajmë bukën me këdo, pa dallim feje.

Dekriminalizimi i politikës dhe financimi i dyshimtë i fushatës

Postuar në 18 Korrik, 2015 04:43

Edhe pse kanë kaluar disa javë prej zgjedhjeve vendore anembanë Shqipërisë vërehen ende me shumicë materiale promovuese të marketingut elektoral të partive dhe kandidatëve të ndryshëm. Në ditët në vijim, partitë politike shqiptare duhet që të raportojnë para Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për financimet dhe shpenzimet e tyre gjatë fushatës dhe përsëri sipas të gjitha gjasave kanë për të fshehur pjesën më të madhe të shpenzimeve, ndërkohë që prokuroria do ta tolerojë e do qëndrojë duarkryq ndaj mungesës së transparencës, sikurse ka bërë në çdo proces zgjedhor pararendës.

Për një Maqedoni më të re

Postuar në 17 Korrik, 2015 08:09

Nëse biem dakord se Maqedonia e vjetër është ajo e lashtësisë dhe Maqedonia e re është ajo e kohëve moderne, atëherë Maqedonia më e re është ajo që do të vijë, e projektuar në të ardhmen dhe që, në krahasim me shtetin e tashëm, duhet të jetë më legjitime, më e drejtë në aspektin etnik dhe me potencial më të madh zhvillimi për qytetarët e saj. Midis Maqedonisë së vjetër dhe të resë nuk ka asnjë lidhje: me përjashtim të emërtimit të njëjtë (i kundërshtuar nga Greqia), çdo lidhje tjetër është e shpikur për nevoja të sotme politike, siç është p.sh. projekti megaloman “Shkupi 2014”.

Çfarë tha Viktoria Nuland dhe çfarë heshti pushteti

Postuar në 17 Korrik, 2015 03:33

Dy sy të mëdhenj blu nuk janë gjithë ç’ka nën/Sekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland. Në Amerikë për të do të thoshin, dhe ndoshta e kanë thënë, she’s got balls, too! Zonja Nuland u bë e famshme në qarqe që nuk u intereson shumë politika (sidomos e jashtmja) me shprehjen e saj kundërthënëse Fuck the EU gjatë një telefonate me ambasadorin amerikan në Ukrainë gjatë krizës së atjeshme dhe ngadalësisë së përhershme enciklopedike të europianëve.

Ç'do të thotë ta tundësh nga themelet sistemin e drejtësisë?

Postuar në 16 Korrik, 2015 03:58

Duket se jemi të gjithë dakord ose pothuaj të gjithë, se sistemi i drejtësisë është një problem i madh i këtyre kohëve në Shqipëri. Ka ca javë që janë dëgjuar ca si shpesh edhe zëra të huaj, që i mëshojnë së njëjtës ide, madje me tone më dramatike.

Pages

Subscribe to RSS - Opinion