Opinion
Skizofrenia e rendjes pas zbulimit të humorit mes Ramës dhe Metës
Që prej fundit të zgjedhjeve lokale, ka një interes të shtuar për të kuptuar se ç’po ndodh mes Ramës dhe Metës, posaçërisht mes PS-së dhe LSI-së. Dy liderëve të patundshëm në katundet përkatëse u mbikëqyret çdo gjë, mimika, ritmi i ecjes, fjala, e gjithçka që ka të bëjë me qenien njerëzore. Aq të molepsur janë bërë njerëzit këtyre anëve nga një maniakëri e tillë, sa nuk lënë vend pa futur kokën, mjafton që aty të mund të gjendet një shenjë se këta të mësipërmit nuk i kanë punët mirë me njëri-tjetrin.
Ta mbështesim bastin tonë me Iranin
Që nga momenti që Irani kuptoi se Shtetet e Bashkuara nuk kishin për qëllim të përdrornin forcën e tyre shkatërruese ushtarake për të kufizuar programin bërthamor të Tehranit – kjo datonte që prej administratës së George W. Bush, që nuk do ta pranonte kurrë të drejtën e Iranit për nxitjen e një cikli bërthamor por as do të ndërmerrte nndonjë përpjekje ushtarake apo diplomatike për ta ndalur atë – nuk mund të kishte dalë një marrëveshje më e favorshme për Amerikën dhe aleatët e saj nga negociatat me Iranin. Balancimi i pushteteve u bë tepër i barabartë.
Përndjekja e kapitalit në shekullin e XXI
E majta shqiptare, e cila ka shkundur nga supet e saj çdo grimcë reformimi të ndodhur në këto 25 vite, për të rilindur trashëgiminë e saj të vjetër të absolutizmit, arbitraritetit, arrogancës dhe dhunës së shtetit mbi individin dhe familjen, mbi lirinë e tij politike dhe ekonomike, po demonstron çdo ditë se është krejtësisht e paaftë të krijojë një sistem tatimor të qëndrueshëm, të paanshëm, në favor të biznesit dhe individit, në favor të pasurimit të tij dhe të pavarësimit të tij nga politikat shtetërore.
Një rrjedhje që mund të na shndërrohet në fontanë
Në Shqipëri, kur një ngjarje e keqe bëhet e shpeshtë, thuhet se është “fenomen”. Kështu, kemi fenomenin e ndërtimeve pa leje, fenomenin e gjakmarrjes, fenomenin e krimit në familje, fenomenin e korrupsionit, fenomenin e kultivimit të bimëve narkotike etj. Por ai që sot mund të jetë fenomen, ishte një kohë kur nuk përbënte veçse disa raste, që nuk u trajtuan dhe u shndërruan në fenomen. Raporti i rastit me fenomenin mund të krahasohet me atë digën, e cila ka një vrimë të vogël ku rrjedh uji. Nëse nuk merren masa, atëherë vrima zmadhohet dhe uji vërshon gjithmonë e më tepër.
Krit-ere apo hatëre?
Para pak ditësh Ministria e Kulturës informoi përmes një njoftimi për shtyp se kishte shpallur 10 autorët që do të përfitojnë nga Fondi i Mbështetjes Financiare për Krijimtarinë Letrare. Emrat fitues u përzgjodhën pas një konkursi ku u paraqitën 57 drafte krijimtarie që sipas Ministrisë së Kulturës iu nënshtruan për rreth një muaji procesit të vlerësimit nga ana e Jurisë. Spikatin emra mediatikisht të njojur si Luljeta Lleshanaku, Romeo Çollaku, Josif Papagjoni, Rudina Çupi etj.. Ajo që kërcet në këtë histori është mënyra si janë përgjedhur autorët fitues dhe jo vetëm.
Evallah, O Mustafa!
Ndonjë habi të vogël shkrimi i Mustafa Nanos, “Për një lexim më të mirë të vetes e të sho-shoqit”, ma shkaktoi, përveçse përmbushi edhe disa pritshmëri në kontekstin e një kënaqësie ngacmuese që më dha. Muçi, i cimbisur në seder, i ikën thelbit të debatit, i cili fokusohej mbi natyrën e qeverisjes së Edi Ramës. Ai më vë përballë vitet e gjata të profesionit të tij dhe nuk pranon as edhe atë “medalje” që unë i jap për betejat e tij etike kundër korrupsionit si një veteran i lodhur në istikamin e ndershmërisë.
Për nji shtatore të Arshi Pipës në qytetin e Shkodrës
Ka kombe që u bajnë ballë skamjes dhe identitetit etnik të tyne, sikundërse ka kombe kryenaltë për supremacinë e vet, dhe që futen në rreshtin e vendeve që dominojnë e bajnë rregullat e botës. Por nuk ka asgja ma të randë se nji komb që nuk ka kujtesë historike. Po kështu, nuk ka asgja ma të trishtueshme se nji qytet si Shkodra, që vijon me qenë në letargji tash sa dekada.
Si i pret Ali Pasha kokat e tij?
Shoqeria jone qysh pasi nje pjese e klases politike u be kolaboracioniste dhe si prostitute shkoi i fali kuroren shqiptare xhuxhmaxhuxhit italian, qe ne fakt ja mori Musolini, nuk ka rreshtur se preri kokat e elitave te veta.
Ne i ngjame nje permendoreje te Ali Pashes pa koke qe nga fajesia kurre nuk arrijme ta pranojme te behet.
Cilat jane elitat me koke te prera?
Shqipëria është larg ngjyrave të Edi Ramës*
Rezultatet e pritshme të zgjedhjeve lokale të 21 qershorit krijuan, ashtu siç pritej, iluzionin e rrejshëm se në këtë vend, më saktë në qeverisjen e këtij vendi, punët po shkojnë mirë e bukur. “Na shihni, vetë na votuat, jemi më të mirët”, dukej sikur thoshte (dhe thotë, për fat të keq), qëndrimi i fitimtarëve të majtë, në një mjedis të lodhur, ku më shumë u sherrosën në heshtje Rama dhe Meta, sesa pozita me opozitën.
Pse turizmi kulturor duhet të dalë mbi turizmin patriotik