Krit-ere apo hatëre?

Postuar në 10 Gusht, 2015 21:33
Leonard Mitro

Para pak ditësh Ministria e Kulturës informoi përmes një njoftimi për shtyp se kishte shpallur 10 autorët që do të përfitojnë nga Fondi i Mbështetjes Financiare për Krijimtarinë Letrare. Emrat fitues u përzgjodhën pas një konkursi ku u paraqitën 57 drafte krijimtarie që sipas Ministrisë së Kulturës  iu nënshtruan për rreth një muaji procesit të vlerësimit nga ana e Jurisë. Spikatin emra mediatikisht të njojur si Luljeta Lleshanaku, Romeo Çollaku, Josif Papagjoni, Rudina Çupi etj.. Ajo që kërcet në këtë histori është mënyra si janë përgjedhur autorët fitues dhe jo vetëm.

Mesazhi që duan të përcjellin përmes këtij modeli është se Minstria e Kulturës dhe zyrtarët e saj është një institucion që prodhon, fabrikon apo stimulon artin letrar. Me pak fjalë shteti që orienton drejt krijimtarinë letrare duke u mbështetur në ekspertizën e jurisë së përzgjedhur prej tij dhe me zemërgjerësinë për të mbështetur shkrimtarët me fonde. Deri më sot nuk është vërtetuar ende sesi mund të zhdërvjelldësohet instikti apo talenti krijues i një autori kur ai merr një dorë lekësh, qoftë edhe sa për të kaluar muajin. Mbase Ministria e Kulturës është nisur nga ideja se artisti duhet të ketë "pare xhepi" për t’u argëtuar me ndonjë gotë në mënyrë që të zgjojë fantazinë e tij krijuese. Prapë dhe kjo nuk jep garanci për sukses të plotë në këtë drejtim, pasi një arstist në jermin e kënaqësisë mund të ketë edhe dëshira të tjera përveçse të shkruajë letërsi artistike.

 Vijmë tek  thelbi i problemit, mënyra sesi janë përzgjedhur veprat  dhe autorët të cilët përfituan nga mbështetja financiare. Në njoftim ministria sqaronte se “juria, e përbërë nga Prof. Asoc. Dr.Çapajev Gjokutaj, studiues i letërsisë, z. Ardian Vehbiu, shkrimtar e studiues, z. Ben Andoni, gazetar e përkthyes, mori në shqyrtim draftet e koduara, pa emrat e autorëve përkatës, për të siguruar paanshmëri të plotë në procesin e vlerësimit”.

Ministria e Kulturës ka publikuar  kriteret me të cilat janë vlerësuar veprat ku kriteri i parë është; a) “aftësia për t’i dhënë frazës dhe tekstit një formë estetike, ku zotërimi i të shprehurit të ndërthuret me aftësinë për ta befasuar lexuesin”. Po si e ka matur juria befasinë e lexuesit dhe a është i matshëm një refleks i tillë emocional i shkaktuar nga shprehitë artsitike?

Ka vetëm një mënyrë, juria ta ketë vendosur vetën në pozitën e lexuesit dhe të tre lexuesit të kenë mbetur të befasuar. Kjo mund të konstatohet nga një tundje koke, pauzë e gjatë në heshtje gjatë leximit apo hapje e gojës, një ngritje e lehtë e vetullës deri në shprehinë ekstreme të zgurdullimit të syve. Gjithsesi 3 lexues janë shumë pak për të arritur në përfundimin se një autor ka aftësinë të befasojë lexuesin. Minimalisht për efekte studimore duhej bërë një anketim për t’u quajtur i pranishëm.

Kriteri I dytë  mbi të cilën është mbështetur juria është  b) “ Freskia dhe gjallëria e figuracionit dhe të ritmit (në poezi)”. Edhe freskia e figuracionit është një konstatim teoriko-estetik që nuk mund të provohet përveçse te fruta-perimet dhe zarzavetet ose uji, apo lëngjet e frutave që mund t’i dallojmë kur janë të fresketa, pasi ka shenja që prodhimet mund të jënë këputur ose vjelë një ose dy ditë para se të dalin në treg ose kur ujin e provojmë direkt në burim. Të paktën teoria e letërsisë deri më sot nuk njeh shenja të figuracionit të freskët.

Kriteri i tretë c) “Prania e shenjave se autori është në kërkim prioritar të risive në formë”. Ha ha ha ha…

Dy kriteret e fundit, “tematika jo-rutinë, stimuluese dhe tërheqëse për lexuesin dhe prova që personazhet e prezantuar nuk janë hije as stereotipe të letërsisë së traditës”,  janë klishe që vulosin mediokritetin e këtyre konkurseve. Në fund njoftimi mbyllet me këtë tekst: “Juria i inkurajon autorët jo fitues të vijojnë me shkrimin e teksteve letrare duke premtuar kështu krijime te suksesshme. Juria dëshiron të përgëzojë autorët për cilësinë e drafteve të paraqitura në konkurim dhe uron 10 fituesit me bindjen se do të arrijnë të çojnë deri në fund projektet e tyre dhe t’i japin lexuesit vlera letrare të mirëfillta”.

l.mitro

Comments

Submitted by virion graci (not verified) on

Pershendetje! Jam Virion Graci, njeri nga humbesit! Kam pasur nje doreshkrim-roman "Djali memec" te cilin mund ta kisha pare dhe pak kohe dhe e kam gati per botim. Natyrisht nuk mund te isha fitues......, sikurse kam qene per shembull 10 vjet me pare me Zonja pa emer, ribotuar tre here, e vleresuar pozitivisht ne fazen konkuruese nga emra te rendesishem per mua e per gjithe opinionin kulturor shqiptar si Aurel Plasari, Fatos Kongoli, Stefan Capaliku, Edmond Tupja.
Perderisa pranova te konkuroj pranoj dhe rezultatin.. e perderisa fitues jane po ashtu te njohurit tane, kolege e miq plot besim e dashuri per punen qe bejne dhe me mua personalisht nuk me mbete tjeter vec ti uroj e ti lexoj librat e ardhshem. meqenese nuk kam asnje te drejte a deshire natyrore te ankohem po bej vetem nje verejtje qe mund ti duhet dikut per te ardhmen : ajo qe duhet pare, jo vetem ne kete rast jame marrdheniet e interesit midis jurise dhe disa kandidateve...a jane bashkepunes e bashkeperfitues ne shume projekte e "Juri" e angazhime te perbashketa institucionale

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.