Berisha vs. Basha, sipas qarqeve
Sipas rezultateve paraprake të KQZ-së, kandidatët për kryebashkiakë të koalicionit Aleanca për Punësim Progres e Dinjitet (i udhëhequr nga Basha) morën rreth 670 mijë vota në 21 qershor. Dy vjet më parë, koalicioni i regjistruar në KQZ me emrin Aleanca për Punësim Mirqënie dhe Integrim (i udhëhequr nga Berisha) mori rreth 680 mijë vota. Pra kandidatët për kryebashkiakë të përzgjedhur nga Basha, së bashku, morën rreth 10 mijë vota më pak se sa mori Berisha në 2013-ën. Në disa qarqe diferenca ishte plus e në disa qarqe minus. Qarku ku Berisha ia ka "kaluar" me shume Bashes eshte Tirana (me 20 mije vota), ndersa qarku ku Basha ia ka "kaluar" me shume Berishes eshte Fieri (me 14 mije vota). Krahasimi i rezultateve vijon më poshtë:
Qarku Tiranë Berisha 184 mijë vs. Basha 164 mijë
Qarku Durrës Berisha 70 mijë vs. Basha 64 mijë
Qarku Elbasan Berisha 68 mijë vs. Basha 60 mijë
Qarku Fier Berisha 66 mijë vs. Basha 80 mijë
Qarku Korçë Berisha 56 mijë vs. Basha 60 mijë
Qarku Shkodër Berisha 55 mijë vs. Basha 64 mijë
Qarku Lezhë Berisha 40 mijë vs. Basha 30 mijë
Qarku Vlorë Berisha 38 mijë vs. Basha 35 mijë
Qarku Dibër Berisha 35 mijë vs. Basha 35 mijë
Qarku Kukës Berisha 28 mijë vs. Basha 24 mijë
Qarku Berat Berisha 23 mijë vs. Basha 33 mijë
Qarku Gjirokastër Berisha 18 mijë vs. Basha 23 mijë
Comments
Flake per flake me Kaçin!
<p>Flake per flake me Kaçin! Bravo!</p>
670 mije vota shkuan per
<p>670 mije vota shkuan per kandidatet per kryetar bashkie jo per PD-ne...Krahasimi per partine duhet bere me votat e keshillit,aty ku PD eshte - 500 mije vota.</p>
qe te jemi realiste,
<p>qe te jemi realiste, kandidatet pwr kryebashkiake, paten firmen e bashes. ndersa kandidatet per keshilltare paten firmen e bashes, mediut, shehit, etj. etj. etj.</p>
Add new comment