Opinion

Nqs LSI-ja garon më vete

Postuar në 06 Tetor, 2015 16:33

Para 1 prillit 2013, Luan Rama, sekretari i përgjithshëm i LSI-së, deklaroi në një studio televizive se LSI-ja po merrte në konsideratë edhe opsionin e futjes më vete në zgjedhjet e atëhershme parlamentare dhe se nuk i frigej përballjes me dy koalicionet e mëdha. Para disa ditësh, në një artikull tek gazeta Panorama, ai përsëriti pak a shumë të njëjtin mesazh.

Sulejmani i Manipulueshëm

Postuar në 06 Tetor, 2015 04:45

Debatit rreth mbishkrimit të sulltan Sulejmanit iu shtua edhe Aurel Plasari, me titullin përkatës para emrit, ndërkohë që Artan Fuga e Edmond Tupja, për të cituar dy të porsabotuar në rubrikën opinione të Panoramës, i vijnë lexuesit pa dekorata. Me sa duket tani gjykohet i domosdoshëm certifikimi i retorikës me rang, që, e monopolizuar nga deputeti në gatishmëri Eduart Ndocaj, rrezikon të banalizohet dhe të shfryjë tullumbacen e Djallit rezervuar osmanëve në liturgjinë e memories sonë kolektive.

Edhe OSBE paralajmëron: Disa gjyqtarë do të shkojnë në burg

Postuar në 05 Tetor, 2015 13:47

Sistemi i drejtësisë, ashtu si karriera në drejtësi, është udhëtim. Në vendin tim, në Mbretërinë e Bashkuar, sapo festuam përvjetorin e 800-të të një prej gurëve të themelit më të rëndësishëm në sistemin tonë të drejtësisë. Dhe ne vazhdojmë të bëjmë reforma. Kështu që mos u shqetësoni nëse reforma në drejtësi nuk përfundon deri në fund të vitit në Shqipëri. Është më e rëndësishme që puna të bëhet me cilësi sesa me ngut.

Heshtja e papërligjur

Postuar në 05 Tetor, 2015 13:07

Duke lexuar gazetën “Corriere della Sera” të datës 29 shtator, në faqen 44, në rubrikën “Lettere al Corriere”, të mbarështuar nga ish-diplomati, studiuesi i historisë dhe politologu i njohur italian, Sergio Romano, hasa një argument interesant të trajtuar, më së fundi, thjesht e qartë.

Akuzë totale: Meta, hajdut dhe injorant. Berisha, i çmendur dhe kriminel. Rama, kryeministër pafille

Postuar në 03 Tetor, 2015 16:18

Jetojmë në një kohë injorantësh, që drejtojnë Shqipërinë dhe Shqiptarët. Por kjo është pak; sepse këta nuk janë vetëm injorantë, që nuk dinë asgjë dhe iu duket vetja se dinë gjithcka, por janë edhe hajdutë; edhe abuzues, edhe gënjeshtarë - dhë më në fund, këta janë edhe kalamaj që zihen për atë që kanë vjedhur dhe për ata që duan të sundojnë. Shqiptarët sot sundohen prej tyre; dhe kjo do të jetë pa dyshim një turp historik.

Fuqia e Madhe ngurruese

Postuar në 03 Tetor, 2015 11:10

Ka 25 vjet që është ribashkuar Gjermania. Në 25 vjet Lindja dhe Perëndimi janë lidhur ngushtë dhe përshtatur - megjithatë në shumë fusha mbeten të ndryshme dhe të huaja për njëra-tjetrën. Për këtë gjermanët ankohen, po kjo është tipike gjermane. Sepse dallimet midis Perëndimit dhe Jugut, midis Veriut dhe Lindjes janë pjesë e historisë së Gjermanisë.

Edi Rama në dorë të Edi Ramës

Postuar në 03 Tetor, 2015 11:00

Edi Ramën e kam pasur mik të vjetër rinie dhe ajo ishte një miqësi e thellë, që do s’do, lë gjurmën e vet për gjithë jetën.

A do të triumfojë strategjia cinike e Bashar Al Asad?

Postuar në 02 Tetor, 2015 11:26

Shteti Islamik po vret dhe skllavëron mijëra njerëz në Siri dhe Irak. Rusia ka dërguar dhjetëra avionë për të mbështetur regjimin e Damaskut. Turma njerëzish kanë mësyrë në Evropë. Në syrin e ciklonit, Bashar al-Asadi po ndjek një strategji cinike, brutale dhe të rrezikshme për të qëndruar në pushtet. Mesa duket, plani i tij ka për synim të ndihmojë rritjen e ISIS-it, në zbatim të asaj taktike që unë e quaj “loja e djallit”.

A është e mundur vota e Diasporës?

Postuar në 01 Tetor, 2015 17:48

Numri i lartë i popullsisë në diasporë, 1.400.000 shtetas [1], të ardhurat e konsiderueshme, qindra miliona euro, që ajo dërgon në vendlindje, [2], eksperienca e demokracive të zhvilluara dhe studimet e ndryshme mbi ndikimin e kësaj vote në zhvillimin demokratik në vend, shtrojnë një pyetje thelbësore « A është e mundur vota e Diasporës Shqiptare? »

Në përpjekje për t’ju përgjigjur kësaj pyetje lindin një numër pyetjesh të tjera : a është e mundur :

Nuk duam arrestime, por ktheni paratë!

Postuar në 01 Tetor, 2015 11:21

Ju kujtohet kur u arrestua guvernatori? Pati shumë duartrokitje në mediat sociale: më në fund një arrestim i bujshëm. Pas ca kohe pamë dhe lirimin e pabujshëm të guvernatorit. Çështja u mbyll. Por la një pyetje të hapur: Ku shkuan 700 milionë lekë? Kush po i gëzon?

Pages

Subscribe to RSS - Opinion