Në Vëmendje
Shkarkohet Avokatja e Shtetit, Rama: Suksese në jetë!
Me urdhër të kryeministrit është shkarkuar nga detyra, Avokatja e Shtetit, Alma Hicka dhe në vend të saj është emëruar Artur Metani.
Gjatë tre viteve të fundit, që prej zgjedhjes në krye të Avokaturës së Shtetit të ish gjyqtares së Kavajës, Alma Hicka, qeveria shqiptare ka harxhuar më shumë se 6 milionë euro për të kontraktuar studio të huaja ligjore për përfaqësimin e vendit në gjykata ndërkombëtare.
Parlamenti grek "distancohet" nga Kacifa (Video)
Vrasja e Kostandin Kacifës në Bularat po përvijohet si një debat me ngjyrime të forta politike mes mes Syrizas-s dhe Agimit të Artë. Qeveria greke është treguar e përmbajtur duke kërkuar të zbardhet sa më shpejt ngjarja, por duke dënuar njëkohësisht humbjen e jetës njerëzore. Qershia mbi tortë ishte deklarata e ministes së Kulturës, Mirsini Zerva, e cila hodhi poshtë aludimet se gjatë festimeve të 28 Tetorit në Bularat u ulën flamujt grekë.
Dilemat mbi “etnomartirin” Kacifa (Video)
Ngjarja e së dielës në Bularat ku mbeti i vrarë Konstandin Kacifas ka dritëhijet e veta, por nga reagimet bie në sy solidariteti i të ashtuquajturës Rinia e Vorio Epirit dhe Partia Agimi i Artë
Aktivistë të Rinisë së Vorioepirit protestuan mbrëmë para ambasadës shqiptare në Athinë për vrasjen e 35 vjeçarit. Me flamuj të Epirtit të Veriut ata bënë homazhe me fotografinë e viktimës, duke ndezur qirinj dhe kënduar himnin kombëtar të Greqisë.
Vritet për "Atdhe" 35 vjeçari grek në Bularat
Kostandinos Kaçifa, 35 vjeçari nga fshati Bularat në Gjirokastër u vra nga forcat Renea pasi më herët kishte qëlluar me armë ndaj makinës së policisë në mes të fshatit .
Incidenti ndodhi gjatë festimeve për ditën kombëtare të Greqisë. Policia sqaroi në komunikatën për shtyp se rreth orës 10:00 të paradites ai qëlloi me armë teksa në qendër të fshatit po mbaheshin ceremonitë për 78-vjetorin e JO-së greke ndaj ultimatumit të Musolinit për pushtimin e Greqisë.
Policia ka dhënë këtë dinamikë për ngjarjen:
A ka lidhje ikja e Xhafajt me konferencën e Tahirit?
Sot Saimir Tahiri është në hetim në gjendje të lirë për pjesëmarrje në grupin e Habilaj-ve, të akuzuar si tafikantë droge në Vlorë. Hetimet për të u zgjatën deri në Janar dhe gjatë kësaj kohe e kemi parë të kalërojë dhe t'i flasë të birit për rilindasit.
Mediat raportuan të premten për një konferencë të Tahirit që do mbahej këtë të shtunë ku ai do paraqiste prova drithëruese për miqtë dhe armiqtë. Po të premten Prokuroria e Krimeve të Rënda mbylli dosjen "Babale" ku implikohej vëllai i ministrit dhe ia kaloi për hetim Prokurorisë së Tiranës.
U zgjodh ministri i zgjedhjeve?! Roli i "askushit" nuk përputhet me postin
Për të kuptuar arsyet e largimit të Ftmir Xhafajt ndoshta nevojiten sqarimet e atij vetë, jo vetëm brenda partisë por edhe publikisht. Qytetarët kanë të drejtë të dijnë pse ai hoqi doë nga beteja "pa kompromis" me krimin, për më tepër që ai kishte refuzuar kërkesën e opozitës për t'u doëhequr për çështje që implikonin vëllain e tij.
Zbardhen një pjesë e financimeve të Soros në Greqi
George Soros është bërë tema kryesore e zhvillimeve politike në Greqi ditët e fundit. Ai u diskutua në mbledhjen e qeverisë greke dhe u kthye në mollën e sherrit mes ministrit të Mbrojtjes Panos Kamenos dhe ish-ministrit të Jashtëm Nikos Kotzias për rolin që miliarderi amerikan me origjinë hungareze ka në çështjen e Maqedonisë.
Makiazh me Ligjin e Prokurimeve
“Lufta jonë frontale ndaj kriminalitetit shënon sot një zhvillim të ri”. Kështu e nisi deklaratën për shtyp nga selia e qeverisë ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, bazuar mbi një paketë ndryshimesh ligjore që sipas saj qeveria ka marrë për të ndaluar “kriminelët” të përfitojnë para publike. Ministrja e quajti paketë ligjore në fakt, por nga teksti i deklaratës kuptohet se bëhet fjalë vetëm për një ndryshim formulimi në ligjin ekzistues të Prokurimeve Publike.
“Ushtarët e Rilindjes” votuan për shembjen e Teatrit
Me 74 vota pro deputetët socialistë rrëzuan dekretin e Presidentit Meta për Ligjin e Teatrit Kombëtar. Kreu i shtetit e kishte kthyer për të dytën herë për shqyrtim ligjin edhe pas arrnimit që shumica i bëri draftit, duke marrë në konsideratë vetëm vërejtjen e BE-së se ligji cënon konkurrencën.
Me këtë votim i hapet rrugë shembjes së godinës ekzistuese të Teatrit dhe ndërtimit të një godine të re sipas projektit të paraqitur nga kompania “Fusha” ku përfshihen edhe 6 kulla.
Zgjerimi i Greqisë në 12 milje do i shkojë me ligj parlamentit
Zgjerimi i sovranitetit të Greqisë në 12 milje det territorial në hapësirën e Jonit do të bëhet me ligj të posaçëm dhe jo me dekret presidencial siç theksoi në konferencën e largimit nga detyra ish-ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias.
Gazeta greke "Kathimerini" shkruan se "kryeministri grek ka vendosur të thërrasë Këshillin Shkencor të Ministrisë së Jashtme për të diskutuar aspektet e çështjes". Po ashtu ai dha udhëzime për t'iu përgjigjur deklaratave dhe qëndrimeve të bëra nga qeveria turke pasi u informua për zhvillimet e fundit.