U zgjodh ministri i zgjedhjeve?! Roli i "askushit" nuk përputhet me postin
Për të kuptuar arsyet e largimit të Ftmir Xhafajt ndoshta nevojiten sqarimet e atij vetë, jo vetëm brenda partisë por edhe publikisht. Qytetarët kanë të drejtë të dijnë pse ai hoqi doë nga beteja "pa kompromis" me krimin, për më tepër që ai kishte refuzuar kërkesën e opozitës për t'u doëhequr për çështje që implikonin vëllain e tij.
Çfarë ndodhi brenda pak ditësh që ministri i Brendshëm ndërroi mendje, duke i dhënë fund qëndrimit të tij në krye të Ministrisë së Brendshme. Largimi i papritur i tij tregon se, dorëheqja ka qenë e paparashikuar, po të nisemi edhe nga postimet e tij në rrjetet sociale për suksesin e pritshëm të operacionit Forca e Ligjit.
Disa pikëpyetje shpjegohen nga zgjedhja që Edi Rama ka bërë për pasardhësin e Xhafës më këtë detyrë, i planifikuar prej kohësh mesa duket, ose asi në pritje. Emri i Sandër Lleshit tregon se profili i Fatmir Xhafës nuk përtypej kollaj nga kryeministri. Fatmir Xhafa ishte njeri politik me karrierë të rëndësishme partiake dhe shtetërore, ndërsa Sandër Lleshi një ish-ushtarak me profil të ulët politik, dmth askushi në kuptimin politik. Çka do të thotë se de fakto ministër i Brendshëm do jetë vetë Edi Rama.
PD nuk e komentoi emërimin e Lleshit dhe këtu kanë vlerë aludimet se një ministër i një profili teknik mund të jetë një nga parakushtet për zgjedhje të parakohshme ku të marrë pjesë edhe opozita. Emërimi i Lleshit dhe ikja e Xhafës megjithatë do ulë stresin e krijuar si majtas dhe djathtas të paktën për momentin deri në zgjedhje pa përjashtuar bashkëqeverisjen.
Add new comment