Në Vëmendje

Elozhe vetes...Show must go on!

Postuar në 22 Tetor, 2018 11:48

Arrestimi i dy ish-depuetëve socialistë, Arben Ndoka e Arben Çuko si dhe disa personave të tjerë në kuadër të një operacioni të gjerë policor, ku u përfshinë dhe Forcat Renea u servirën si lajme interesante pa ndodhur ende. 
Goditja e emrave të lidhur me pushtetin, por të një rëndësie të dorës së tretë apo të katërt nuk prish ndonjë ekuilibër brenda mazhorancës. E sigurtë është se shërben për të kuruar imazhin e djerrur të Policisë dhe Kreut të saj i akuzuar si vegël e qeverisë. 

Vizion Plus: Mjekët dhurojnë gjak dhe mandej kryejnë check up duke falsifikuar emrat

Postuar në 21 Tetor, 2018 17:43

Vizion Plus raporton sot për abuzimet me konçesionin e shumëpërfolur të check up. Sipas këtij televizioni, po paguhen 6.3 milionë euro për 420 mijë kontrolle të parkruera ndërkohë që skandali shkon më tej: 

Për të realizuar planin e kontrolleve mjekësore, stafet mjekësore dhurojnë vetë gjak dhe më pas u vënë emrin e pacientëve që refuzojnë apo nuk e kanë kryer check up-in.

Zaev kalon “argjinaturën” e parë

Postuar në 20 Tetor, 2018 09:30

Me 80 vota pro Parlamenti i Maqedonisë miratoi mbreme nismën për ndryshimet kushtetuese që do t’i hapin rrugë marrëveshjes për emrin me Greqinë. Deputetët e VMRO-DPMNE-së kërkuan në fillim të seancës që të votohet në mënyrë individuale, pra që deputetët të votonin një për një. Por edhe në këtë mënyrë u plotësuan 80 vota apo 2/3 e parlamentit.

Ndryshimet kushtetuese i mbështetën edhe 7 deputetë nga opozita të cilët votuan “pro”. Kreu i VMRO-DPMNE, Kristian Mickovski deklaroi përjashtimin e tyre nga grupi parlamentar.

Dosje "fantazmë" e Kotzias, lajm nën hetim

Postuar në 19 Tetor, 2018 19:56

Një media elektronike greke publikoi një lajm mbi një buxhet sekret prej 1 milionë eurosh të qeverisë greke që ka shkuar për financimin e mediave dhe Kishës Ortodokse në rajonin e Ballkanit, ku përmendej edhe Shqipëria. 

Lajmi u amplifikua nga Top Channel që iu referua këtij publikimi, por pa dhënë ndonjë detaj më tepër apo dokument që të vërtetojë këtë pretendim. Mediat greke po ashtu shkruajnë se qeveria e Cipras mohon të ketë lëvruar fond për financimin e mediave në Ballkan dhe në Shqipëri. 

Lista e gylenistëve në këmbim të aeroportit (Video)

Postuar në 19 Tetor, 2018 12:33

Ministri i jashtëm turk ishte i qartë dhe i drejtëpërdrejtë në konferencën me Ditmir Bushatin.

Listat e gylenistëve janë në tryezën e qeverisë shqiptare dhe porosia e vetme është që Tirana të veprojë. Presioni i Ankarasë është dukshëm në rritje që Edi Rama të dorëzojë njerëzit e Fetullah Gylenit në këmbim të rritjes së mbështetjes turke dhe realizmit të disa projekteve, si aeroporte apo xhami.

Dukshëm në pozitë jo komode Ditmir Bushati u përgjigj shkurt duke thënë se qëndrimi i qeverisë shqiptare është i qartë për të respektuar standardet e NATO-s dhe BE-së.

Si ndryshon diplomacia greke pas ikjes së Kotzias

Postuar në 18 Tetor, 2018 11:09

Dorëheqja e ministrit të Jashtëm, grek Nikos Kotzias ka trazuar jo pak skenën politike greke në një moment delikat për qeverinë e cila duhet të ratifikojë në parlament marrëveshjen për emrin me Maqedoninë.

Për KARAGJOZIN që qeveris Shqipërinë

Postuar në 15 Tetor, 2018 11:47

Autoriteti i Komunkimeve Elektronike dhe Postare publikoi sot listën me 44 portale që duhet të regjistrohen si biznese të rregullta, duke nënvizuar  se duhet të publikojnë brenda 72 orësh NIPT-in përkatës në seksionin Kontakt të faqes së tyre online.

Dakord për penalizimin e shpifjes, por ku të marrim Informacion?

Postuar në 14 Tetor, 2018 19:25

Kryeministri Edi Rama ka shpallur së fundmi nismën e tij ligjore kundër shpifjes. Dhe duhet thënë se e ka marrë me yrysh të madh kësaj radhe. Kryeministri Rama është në të drejtën e tij të luftojë atë që e quan njollosje të padrejtë të qeverisë së tij, ndërkohë që vërejtja e parë që i është bërë lidhet me mungesën e informacionit për çështje me interes publik. Ky është një detyrim ligjor të cilin z. Rama e promovoi qëkurse erdhi në pushtet. Të kërkosh të kriminalizosh shpifjen duhet më së pari që të krijosh kushtet për transparencë sipas ligjit.

Dështon ngritja e KLP-së

Postuar në 14 Tetor, 2018 14:18

Këshilli i Lartë të Prokurorisë, një prej institucioneve kyç të reformës në drejtësi rrezikon të mos ngrihet. Afati 15-ditor i thirrjes së parë për kandidatë nga prokuroritë e Apelit dështoi, pasi anjë prej tyre nuk shfaqi interes.

Për Këshillin e Lartë të Prokurorisë ka pasur 19 kandidatë nga prokuroritë shqiptare, ku nga këta tetë kanë vetingun, shtatë janë shkarkuar dhe tre janë ende në proces, ndërsa Arta Marku u tërhoq pas zgjedhjes si kryeprokurore e përkohshme.

Baza e Kuçovës alarmon serbët (Foto)

Postuar në 13 Tetor, 2018 17:59

NATO ka hyrë zyrtarisht në pjesën perëndimore të Ballkanit në një përpjekje për të bllokuar ndikimin rus. Kështu shkruajnë mediat e rajonit teksa njoftojnë se ka filluar puna në bazën ajrore të Kuçovës.

Nga një varrezë e avionëve të vjetër luftarakë ajo do të kthehet në një bazë logjistike për Aleancën.  Në vitin 2005 Shqipëria hoqi nga flota ajrore 224 avionë sovjetike dhe kineze avionë të tipit MiG dhe që nga viti 2009 hapësira ajrore monitorohet nga aleatët në NATO, Greqia dhe Italia.

Pages

Subscribe to RSS - Në Vëmendje