Dosje "fantazmë" e Kotzias, lajm nën hetim
Një media elektronike greke publikoi një lajm mbi një buxhet sekret prej 1 milionë eurosh të qeverisë greke që ka shkuar për financimin e mediave dhe Kishës Ortodokse në rajonin e Ballkanit, ku përmendej edhe Shqipëria.
Lajmi u amplifikua nga Top Channel që iu referua këtij publikimi, por pa dhënë ndonjë detaj më tepër apo dokument që të vërtetojë këtë pretendim. Mediat greke po ashtu shkruajnë se qeveria e Cipras mohon të ketë lëvruar fond për financimin e mediave në Ballkan dhe në Shqipëri.
Gjithsesi Prokuroria e Athinës urdhëroi nisjen e një hetimi kryesisht për nxjerrje të sekretit shtetëror.
Urdhri u dha nga Shefi i Prokurorisë pas lëshimit të informacionit mbi fondet sekrete për të cilat ai u informua më 10 tetor. Sipas shtypit, dosja përmbante tre kode me një shumë totale prej 1 milion euro.
Debati lindi pas dorëheqjes se ministrit të Jashtëm grek Kotzias dhe përplasjes që ai pati me ministrin e Mbrojtjes, Panos Kamenos, i cili e akuzoi se ka shpenzuar pa transparencë 50 mln euro të dhënë nga Soros për çështjen e Maqedonisë.
Add new comment