Në Vëmendje
Infeksioni “Veliaj” përhapet edhe në Prishtinë
Një debat i ngjashëm me atë për Teatrin Kombëtar në Tiranë ka zënë fill në Prishtinë. Komuniteti i artistëve të Prishtinës ka kërkuar ndërtimin e një salle koncertale, për të cilën është parë si opsioni më i mundshëm ndërtesa e ish-shtëpisë së mallrave të Gërmisë. E konsideruar si një nga objektet më ikonike të kryeqytetit të Kosovës, ish-shtëpia e mallrave ka hapur një debat të madh.
"Roftë" Zoti dhe Bashkëqeverisja! (Video)
Qeveria e ka ngritur stekën e vetëvlerësimit nisur nga feedback-u që merr nga populli natyrisht.
Më mirë se populli askush nuk mund ta shprehë kënaqësinë dhe mirënjohjen për pushtetin që i gjendet në ditë të vështira.
Dhe për këtë nuk duhet shumë punë, mjafton një ftesë, një mikrofon dhe populli flet vetë. Regjia është qëndrore dhe transmetimi live gjithashtu..
“Ka institucione të arsimit privat që janë ngritur me para të pista“
Asnjë prej reformave në arsim që janë ndërmarrë vitet e fundit nuk është çuar deri në fund. Rotacioni politik e ka ndërprerë secilën prej tyre ose i ka zeruar për të propozuar një tjetër. Kjo sipas ish-drejtueses së Arsimit për Tiranën, Majlinda Keta, ka çuar në kaos dhe mosfunksionim siç duhet të institucioneve arsimore.
Sekuestrohet karburanti i Habilajve në Vlorë
Pasuri të Artan Habilajt në Vlorë janë sekuestruar sot me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Paraditen e kësaj të mërkure antikimi ekonomik në policinë e Vlorës vendosi shiritat e bllokimit në një karburant në pronësi të vëllezërve Habilaj.
Biznesi i ngritur pranë spitalit të Vlorës dyshohet se është përftuar nga para të dyshimita. Artan dhe Mosi Habilaj janë të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.
Rusia paralajmëron veto për Maqedoninë
Ministria e Jashtme ruse ka lënë të hapur mundësinë e vetos në OKB për Marrëveshjen e Prespës. Moska ka rikonfirmuar qëndrimin e saj kundër aderimit të Maqedonisë në NATO, duke e quajtur të pavlefshëm referendumin e së dielës për shkak të pjesëmarrjes së ulët.
Bie plani Thaçi-Vuçiç
Dështimin e planit për ndryshimin e kufijve mes Serbisë e Kosovës, Aleksandër Vuçiç e pranoi nga Moska ku u takua me Vladimir Putin. Rastësi ose jo prresidenti serb zbuloi para mikut të tij se planin e shkëmbimit të territoreve që ka diskurtuar me homologun Tthaçi e ka rrëzuar Bashkimi Europian.
“Nuk kam asgjë për të thënë për planin që u refuzua nga vendet e Bashkimit Europian, nga shqiptarët dhe serbët. Mendova se ishte një zgjidhje racionale por që askush tjetër nuk e pranoi”-theksoi Vucic.
Pas Xhisielës edhe Biri i Partisë foli
Një ditë para se Gjykata e Krujës të verifikonte masën e arrestit për të “përvëluarin” e Niklës, ish-patnerja e tij duket bëri përpjekjen e fundit për ta nxjerrë nga qelia. Xhisiela Maloku për të cilën u protestua dhe u ngrit në këmbë gjithë politika deklaroi publikisht se gjithçka kishte thënë për djalin e deputetit ishin lajthitje nga xhelozia.
Po dhe Jo në Maqedoni, fitorja mjafton
Taktika elektorale e opozitës maqedonase për t’u kërkuar mbështetësve të bojkotojnë referendumin u dha një fitore disi morale kundërshtarëve të Zaevit, por duket se nuk e frenon hyrjen në fuqi të marrëveshjes me Greqinë për ndryshimin e emrit të Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë.
Alarm në Beograd, Vuçiç bëhet gati për luftë
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç urdhëroi forcat e armatosura të jenë në shkallën më të lartë të gatishmërisë. Ky vendim ishte një reagim ndaj okupimit nga forcat speciale të policisë së Kosovës së Liqenit të Ujmanit, i cili deri më tani ishte nën kontrollin e serbëve.
Këtë të shtunë gjashtëdhjetë trupa të Njësisë së Reagimit të Shpejtë të Kosovës morën nën kontroll centralin dhe të gjitha pajisjet në liqenin artificial të Gazivodës.
Policia e zhubrave dhe media proletare e banditizmit me uniformë
Ky shtet e ka bërë zakon që e ha turpin me bukë. Sa herë bëhet fjala për përgjegjësi të strukturave shtetërore apo institucioneve që janë zgjatim i pushtetit rrëmohen alibitë për të gjetur grupet armiqësore dhe justifikuar dështimet apo implikimet në afera korruptive, kriminale apo ligjore.
Për të pastruar apo mbrojtur këto paudhësi ndihmon edhe gatishmëria e një pjese të mediave që vetëofrohen pa asnjë skrupull për t’i ofruar publikut një gjellë që shpërblen vetëm interesat të njerëzve që fshihen pas këtyre mediave, por kurrsesi të drejtën publike.