Sekuestrohet karburanti i Habilajve në Vlorë
Pasuri të Artan Habilajt në Vlorë janë sekuestruar sot me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Paraditen e kësaj të mërkure antikimi ekonomik në policinë e Vlorës vendosi shiritat e bllokimit në një karburant në pronësi të vëllezërve Habilaj.
Biznesi i ngritur pranë spitalit të Vlorës dyshohet se është përftuar nga para të dyshimita. Artan dhe Mosi Habilaj janë të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.
Ndaj tyre është duke u zhvilluar një proces gjyqësor në Itali ku mbahen të arrestuar disa anëtarë të grupit. Habilajt janë përmendur për lidhje të dyshuara me ish-ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri, ndaj të cilit ka nisur po ashtu një hetim.
Në datë Tetor të vitit 2017 Nga Prokuroria e Krimeve të rënda u vendos bashkimi i procedimeve si edhe aktet e dërguara nga Prokuroria pranë Gjykatës së Elbasanit në lidhje me gjetjen e një sasie eurosh në mjetin e drejtuar nga O.S.
Sipas informacioneve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda,mësohet se janë rreth 1 milion euro pasuri ,në pronësi të familjes Habilaj,të sekuestros të vendosur nga prokuroria e krimeve të rënda,në datë 21 shtator. Në total bëhet fjalë për rreth 8 apartamente,5 ndërtesa,disa garazhe,10 njësi shërbimi(dyqane) dhe 5 automjete.
Add new comment