Habilaj

"Promemorie" për një deklaratë "të vjetër"

Postuar në 18 Nëntor, 2022 22:10

Më 31 mars të këtij viti Top-Channel doli me një deklaratë - akuzë: http://www.respublica.al/2022/04/01/gjobat-e-top-channelvjollca-hoxha-gj...

Sot kjo deklaratë mungon. 

https://top-channel.tv/?p=2092181

Megjithatë tekstin e lexoni këtu: 

Sekuestrohet karburanti i Habilajve në Vlorë

Postuar në 03 Tetor, 2018 12:42

Pasuri të Artan Habilajt në Vlorë janë sekuestruar sot me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Paraditen e kësaj të mërkure antikimi ekonomik në policinë e Vlorës vendosi shiritat e bllokimit në një karburant në pronësi të vëllezërve Habilaj.

Biznesi i ngritur pranë spitalit të Vlorës dyshohet se është përftuar nga para të dyshimita. Artan dhe Mosi Habilaj janë të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.

Gjebrea njësoj si Dako: Jam e pastër, po më baltosin

Postuar në 25 Nëntor, 2017 21:36

Ish-zv/ministrja e brendshme Elona Gjebrea, e cila sipas Prokurorisë figuron në sistemin Tims të ketë kaluar kufirin me makinën e Habilajve bashkë me ish-eprorin e saj Sajmir Tahiri ka reaguar sërish duke thënë se është e hapur për hetime dhe se akuzat e opozitës janë përpjekje për të baltosur figurën e saj.

Ambasada e SHBA: Nuk kemi gjë për të thënë për çështjen Tahiri!

Postuar në 25 Tetor, 2017 14:24

Situata e ndezur politike ku ndodhet vendi erdhi pas “fitilit” që ndezi jo pa të drejtë ambasadori amerikan Donald Lu mbi rendin politiko-kriminal që ka qeverisur dhe vazhdon të qeverisë Shqipërinë.

Ambasadori Lu foli për 20 familje dhe 4 klane kriminale, dhe një polici të paaftë për të arrestuar Kelment Balilin, ish-zyrtar i qeverisë Rama i kërkuar nga Interpoli si kreu i një organizate kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Tahiri, i pari që bie në pranga

Postuar në 19 Tetor, 2017 13:49

Zhvillime intensive politike në kuadër të hetimeve për dosjen "Habilaj" dhe  implikimin e mundshëm të ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri. Prokuroria e Krimeve të Rënda përmes një njoftimi ka kërkuar arrestimin e deputetit socialist dhe kontrollin e banesës së ish-ministrit. Vetë Tahiri në deklaratën e dy ditëve më parë u shpreh i gatshëm të dorëzojë imunitetin dhe të hetohet nga Prokuroria në kuadër të dosjes "Habilaj"

 

Njoftimi i Prokurorisë

Arrestimi i Habilajt në Itali, Ramës i kërkohen sqarime për Audin e Tahirit

Postuar në 16 Tetor, 2017 17:30

Pas lajmit të bërë publik në mediat italiane për kapjen e Moisi Habilajt, i akuzuar si pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës, kryetari i Partisë Demokratike i ka kërkuar Edi Ramës të japë sqarime për lidhjet e denonbcuara nga opozita të ish-ministrit Tahiri dhe vëllezërve Habilaj.

Subscribe to RSS - Habilaj