Arrestimi i Habilajt në Itali, Ramës i kërkohen sqarime për Audin e Tahirit
Pas lajmit të bërë publik në mediat italiane për kapjen e Moisi Habilajt, i akuzuar si pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës, kryetari i Partisë Demokratike i ka kërkuar Edi Ramës të japë sqarime për lidhjet e denonbcuara nga opozita të ish-ministrit Tahiri dhe vëllezërve Habilaj.
“Policia italiane arrestoi sot kreun e nje grupi te trafikut te droges nga Shqiperia, Moisi Habilaj. Partia Demokratike ka denoncuar per 4 vite lidhjen e qeverise me kete klan, lidhjen e afert te Tahirit me kete bande. Audi i famshem i ministrit, perdorej pikerisht nga ky qe sot u arrestua ne Itali. Edi Rama arrestoi Dritan Zaganin, oficerin e policise qe e denoncoi kete lidhje dhe sulmoi opoziten pareshtur. Po sot cfare do te thote? Vetem ngarkesa e kapur prej policise italiane vlen 20 milione euro. Po ne 4 vite, sa para qarkulloi narkomafia me mbeshtetjen e Tahirit dhe mbrojtjen e Rames??? Kjo eshte mafia dhe keto jane lidhjet e saj me Edi Ramen!”-shkruan Basha në reagimin e tij.
Kujtojmë që lidhja e Habiljave me ish-ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri u soll në vëmendje nga opozita, pas denoncimeve të saj se vëllezërit Habilaj lëviznin me makinën e ish-ministrit, fakt që Tahiri nuk e mohoi, por tha se nuk kishte arritur të ndryshonte në kohë pronësinë e makinës të cilën e kishte shitur.
Në përgjigje të deklaratës së Bashës, ish- ministri Tahiri ka reaguar duke u shprehur se nuk i bëjnë përshtypje akuzat dhe se për ata që Basha i quan kushërinjtë e tij duhet "drejtesi deri ne fund e denim maksimal per kedo, pa dallim e pa përjashtim"
Add new comment