Pas Xhisielës edhe Biri i Partisë foli

Postuar në 02 Tetor, 2018 13:00

Një ditë para se Gjykata e Krujës të verifikonte masën e arrestit për të “përvëluarin” e Niklës, ish-patnerja e tij duket bëri përpjekjen e fundit për ta nxjerrë nga qelia. Xhisiela Maloku për të cilën u protestua dhe u ngrit në këmbë gjithë politika deklaroi publikisht se gjithçka kishte thënë për djalin e deputetit ishin lajthitje nga xhelozia.

E detyruar, e penduar apo e lajthitur kjo nuk ka më rëndësi. Xhisielën dhe telenovelën e saj të dashurisë pak veta e besojnë, aq më tepër kur ka një ekspertizë mjeko-ligjore që ka vërtetuar dhunën e ushtruar ndaj 25 vjeçares. Në një natë të vetme Televizionet Kombëtare i dhanë mundësitë të jetë stari i një romance të paragjykuar nga Mzezi, siç ajo pretendon.

Normalisht duhet të përfundonte në pranga për dëshmi të rremë, por tentativa e saj ndoshta do të shërbejë si provë lehtësuese për Rexhep Rrajën, i cili me pranga në duar foli si bir i Partisë.

Teksa po futej brenda në furgonin e policisë, djali i deputetit i pyetur nga gazetarët, nëse kishte diçka për të thënë dhe u përgjigj: “Lulzim Basha le ta provojë në votime”. Mllefi i djalit të deputetit është politik dhe mesa duket në këtë frymë ka ndikuar edhe kryeministri që e ka mbështetur me postime, të tipit politika e baltës që përdhunoi vajzën. Skenari i Xhisielës për të mohuar gjithçka duket që ka pas mendjembrapshtësinë e pushtetit për të mbuluar diskrertitmin si politik ashtu edhe njerëzor të kësaj historie.

  

 

Comments

Submitted by Taras (not verified) on

Vajza eshte dhunuar. Keto dihen she jane normale ne shoqerine shqiptare e aq me teper ne Veri ku dhuna eshte tradite e kanunit dhe malesoret mburren me te.
Fatkeqesi sot eshte se pleherat dhemashat si E Nuhu me tutor Berishen e perdhunuan kete vajze dy here

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.