Po dhe Jo në Maqedoni, fitorja mjafton

Postuar në 01 Tetor, 2018 09:05

Taktika elektorale e opozitës maqedonase për t’u kërkuar mbështetësve të bojkotojnë referendumin u dha një fitore disi morale kundërshtarëve të Zaevit, por duket se nuk e frenon hyrjen në fuqi të marrëveshjes me Greqinë për ndryshimin e emrit të Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë.

91.39% e votuesve që morën pjesë në referendum votuan në favor të “Po-së” dhe 5.71% në favor të “Jo-së”, ndërsa  ishin pothuajse dy të tretat e elektoratit që nuk votuan. Bojkoti i mbështetësve të opozitës i dha një goditje entusiazmit të social-demokratëve dhe partnerëve perëndimorë të Zaevit, pasi anëtarësimi në NATO dhe BE nuk duket të jetë një ofertë dhe aq joshëse për një pjesë të madhe të maqedonasve.

Kreu i qeverisë tha në fjalimin pas mbylljes së votimeve se procesi është i suksesshëm dhe se stafeta tashmë i kalon parlamentit, ku do të nevojiten 2/3 e votave për të ratifikuar marrëveshjen e Prespës me Greqinë. Nëse parlamentin nuk e kalon referendumin Zaev paralajmëroi zgjedhje të parakohshme, që mund të mbahen në fund të muajit nëntor.

Për komisionerin europian për zgjerimin Johanes Han, populli e mbështeti marrëveshjen, ndërsa kërkon vazhdimin e implementimit të plotë të saj. Ministria e jashtme greke tha në një reagim se marrëveshja mori mbështetjen e votuesve maqedonas, ndërsa ryeministri grek Aleksis Cipras i telefonoi homologut Zaev pas referendumit duke e inkurajuar të vijojë më tej procesin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.