Bie plani Thaçi-Vuçiç
Dështimin e planit për ndryshimin e kufijve mes Serbisë e Kosovës, Aleksandër Vuçiç e pranoi nga Moska ku u takua me Vladimir Putin. Rastësi ose jo prresidenti serb zbuloi para mikut të tij se planin e shkëmbimit të territoreve që ka diskurtuar me homologun Tthaçi e ka rrëzuar Bashkimi Europian.
“Nuk kam asgjë për të thënë për planin që u refuzua nga vendet e Bashkimit Europian, nga shqiptarët dhe serbët. Mendova se ishte një zgjidhje racionale por që askush tjetër nuk e pranoi”-theksoi Vucic.
Vizita e Vuçic në Rusi konfirmoi po ashtu qasjen e Serbisë kundër anëtarësimit në NATO dhe qëndrimin e saj në një status neutral, e baraslarguar nga BE dhe Moska.
“Serbia nuk ka aspirata për të qenë pjesë e NATO-s. Serbia kërkon të mbrojë me vendosmëri neutralitetin e saj. Për këtë arsye po forcojmë ushtrinë për të parandaluar çdo sulm të mundshëm ndaj vendit tonë”-deklaroi Vuçiç.
Beogradin rikonfirmon kështu dualitetin në politikën ndërkombëtare dhe për më tepër faktin që sheh me skepticizëm projektin europian, ashtu siç bëri edhe Maqedonia me referendumin e pak ditëve më parë.
Add new comment