Parlamenti grek "distancohet" nga Kacifa (Video)

Postuar në 30 Tetor, 2018 10:37

Vrasja e Kostandin Kacifës në Bularat po përvijohet si një debat me ngjyrime të forta politike mes mes Syrizas-s dhe Agimit të Artë. Qeveria greke është treguar e përmbajtur duke kërkuar të zbardhet sa më shpejt ngjarja, por duke dënuar njëkohësisht humbjen e jetës njerëzore. Qershia mbi tortë ishte deklarata e ministes së Kulturës, Mirsini Zerva, e cila hodhi poshtë aludimet se gjatë festimeve të 28 Tetorit në Bularat u ulën flamujt grekë.

Versionit të flamurit i mëshon e djathta ekstreme që pretendon se Kacifa u vra për flamurin. Një deputete e Agimit të Artë kërkoi nga parlamenti 1 minutë heshtje për të vrarin në Bularat, por kjo kërkesë u refuzua nga drejtuesi i seancës.  

Debati

Deputetja e Agimit të Artë

Para se  fillojë diskumi për rendin e ditës dhe për shkak se në Vorio Epir u vra paburrërisht nga një regjim që përndjek helenizmin vetëm sepse donte që në përvjetorin e 28 Tetorit të valëviste flamurin grek do kërkoja të mbahej 1 minutë heshtje në parlament në kujtim të 35 vjeçarit Konstandin Kacifa.

Drejtuesi i Seancës

Nuk mendoj se ka ndonjë kundërshti që kujtimi i atij njeriu të nderohet, por mbajtjen e 1 minutë heshtje nuk e parashikon rregullorja, sepse nuk ka një vendim të marrë nga kryetarët e grupeve për këtë gjë. Por padyshim nderojmë kujtimin e atij njeriu.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.