Në Vëmendje
Ngrihen edhe serbët, protestë masive kundër Vuçiç
Në sheshin që shënoi fundin e Sllobodan Millosheviçit, opozita serbe u mblodh të shtunën në një protestë masive kundër Presidentit Aleksandër Vuçiç. E majta dhe nacionalistët, u bënë bashkë në një koalicion të quajtur “Lidhja për Serbinë”, duke akuzuar presidentin për tradhëti kombëtare dhe korrupsion.
Mbi 10 mijë persona marshuan drejt televizionit publik pasi opozita censurohet nga televizioni publik. Një pjesë e mediave nuk e raportuan protestën e opozitës serbe, por për protestat në Francë.
Qeveria harron 531 familje në Zharrëz, Bankers: Nuk ka vlerësim eksperti, nuk paguajmë
Dy vjet nga lëkundjet në fshatin Zharrëz, çështja e dëmshpërblimit të banorëve mbetet e pazgjidhur. Me një vendim të posaçëm, të më shumë se një viti më parë qeveria shqiptare vendosi dëmshpërblimin e 71 familjeve, për të cilat pagesa e ndarë në masën 50% me kompaninë Bankers Petroleum, e cila u konsiderua shkaktare e dëmeve për shkak të përdorimit të teknologjisë së injektimit të ujit teknologjik.
Bashkia e Dropullit nuk lejohet të organizojë përkujtimoren për Kacifën
Të shtunën në Bularat do të organizohet një ceremoni përkujtimore për Konstandin Kacifën i vrarë më 28 tetor në Bularat në rrethana ende të paqarta pas një aksioni të Forcave Renea.
Prokuroria shqiptare nuk ka zbardhur ende dinamikën e ngjarjes, ndërsa ceremonia mortore për të riun minoritar u shndërrua në një manefistim nacionalist, që pasoi me shpalljen non grata të 52 shtetasve grekë.
Anullohen shembjet e shtëpive në Himarë, bie projekti i qeverisë
Nuk do të ketë prishje të shtëpive mbi 100 vjeçare në Himarë që ishin planifikuar të shkatërroheshin për të zbatuar projektin "Heimara e Re", siç e ka emërtuar kryebashkiaku Gjergj Goro, përmes projektit "Rindërtimi Urban në Bashkinë e Himarës".
Parisi në flakë nga protestat antiqeveritare (Video)
Po marrin përmasa gjithmonë e më të mëdha trazirat në Paris, ku të ashtuquajturat "xhaketat e verdha" vazhdojnë betejën kundër politikave të qeverisë për rritjen e çmimit të naftës.Sipas ministrisë së brendshme franceze mesditën e së shtunës kishte 75,000 demonstrues që dolën në rrugët e Francës.
Qeverisja e mbyllur e Erjon Veliajt në Bashkinë e Tiranës
Erjon Veliaj mund të mburret me çmimet për transparencë që mori vitin e shkuar, por praktika e punës së tij në krye të Bashkisë së Tiranës dëshmon të kundëtën. TemaTv publikon sot një material që sipas të cilit Bashkia e Tiranës, në zyrën e shtypit të së cilës punojnë rreth 50 vetë, gjatë diskutimit të buxhetit të vitit 2019, ajo ka shmangur informimin paraprak të medias.
Një shembull i keq për “shokët” e Gruevskit
Arratisja e Nikolla Gruevskit në Hungari dhe refuzimi i Budapestit për të mos e ekstraduar ka ekspozuar disi BE-në pasi një vend anëtar si Hungaria po kthehet në strehë një ish-politikan nga Ballkani, për të cilin drejtësia ka dhënë një vendim. Të tillë mund të ketë plot në të ardhmen, duke përfshirë edhe Shqipërinë pas ngritjes së SPAK dhe BKH. Mirëpo rasti Gruevski nuk është një shembull i mirë sipas raporterit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein.
A mund të edukohen kështu fëmijët?
Kujt nuk i ka rastisur të dëgjojë fëmijë të vegjël, të moshës 3-4 vjeç që të këndojë apo përpqiet të këndojë këngën: Xhamadani vija - vija? Me siguri të paktë janë.
Kjo këngë ka depërtuar në shqisat kulturore të përfaqësuesve të sistemit tonë arsimor duke nisur që nga kopështi e deri më lart. Në kryeinstitucionin edukues të nacionalizimit shqiptar: Stadiumin.
Shkelje e hapur e ligjit, një kompani në sekuestro pjesë e projektit të Unazës së Madhe
Partia Demokratike ka akuzuar sot qeverinë se në projektin e Unazës së Madhe ka përfshirë një kompani e cila ka qenë nën sekuestro. Spas përfaqësueses së PD-së, Ina Zhupa, ky fakt i dokumentuar e bën të paligjshëm procesin në fjalë, përtej aspektit të protestës së banorëve.
Policia që nuk do donim kurrë!
Emisioni “Top-Story” është përqendruar në serinë e sotme në situatën kriminale në qytetin e Vlorës. Nëse e sheh në një vështrim të përgjithshëm, emisioni në thelb ka zbardhur dosjen e aktivitetit criminal për të cilin dyshohet dhe akuzohet në media, Edison Harizaj, i njohur si Faqedjeguri. Fjala është për personin që u ekzekutua në Shkozet të Durrësit pak kohë më parë dhe për të cilën siç konstaton edhe Top-Story ende nuk ka ndonjë të dyshuar kryesor.