Në Vëmendje
Bahri Shaqiri, tjetër mollë sherri mes Presidentit dhe PS
Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Bahri Shaqiri, i cili aktualisht mban detyrën e keshilltarit të Presidentit per Çështjet e Sigurise Kombetare është propozuar nga presidenti për të drejtuar Kontrollin e Lartë të Shtetit.
Në propozimin drejtuar kuvendit Meta thotë se, Shaqiri plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret ligjore për t’u emëruar në këtë pozicion.
Sipas kreut të shtetit, zoti Shaqiri është një kandidaturë me eksperiencë në drejtimin e institucioneve dhe ka njohuritë e duhura në fushën e ligjit dhe auditimit.
Bëhen 8 vjet që pret e përcjell
Mediat kombëtare i kanë paraprirë përvjetorit të 21 janarit 2011, ku mbetën të vrarë katër protestues të opozitës. Ato ishin në një prej familjeve të viktimave, të cilët qeveria socialiste i ka shpallur dëshmorë të demokracisë.
Sipas familjarëve të Ziver Veizit, 8 vite pas ngjarjes tragjike drejtësia nuk është vënë në vend dhe ende nuk është bërë asgjë për zbardhjen e së vërtetës, ndërsa hetimet janë mbyllur duke e lënë ngjarjen në harresë.
Drejt fundit xhamia e Namazgjasë, ëndërr edhe për muslimanët e rajonit
Ndërtimi i xhamisë së Namasgjasë shihet si realizimi i një ëndrre jo vetëm për muslimanët shqiptarë, por edhe ata të rajonit. Kështu shkruan në faqen e tij Fondacioni i çështjeve Fetare të Turqisë, i cili është një prej financuesve të kësaj vepre.
Deri më tani janë kryer rreth 70% e punimeve dhe sipas planifikimit xhamia do përfundojë deri në fund të këtij viti. Ndërtimi i saj filloi në 2015, ku në inagurim mori pjesë edhe presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan.
Pakti i pamundur, në grevë edhe pedagogët
Qeveria nuk po arrin të normalizojë situatën në Universitete, të paralizuara që prej fillimit të dhjetorit kur dhe nisi protesta e studentëve. Pjesa që vazhdon t’i rezistojë, mesa duket ka qëllimin politik për të rërzuar Ligjin për Arsimin e Lartë dhe kjo shkon përtej një lëvizje tarifash dhe kushtesh më të mira në konvikte.
Sandër, të besojmë që ke negociuar gjatë!
Intervista e Klement Balilit fatkeqësisht konfirmoi se shoqëria shqiptare vazhdon të jetë e tradhëtuar nga shteti që ka ndërtuar, të cilit vijon t’i besojë taksat dhe sigurinë apo dhe më keq akoma arsimimin e fëmijëve.
Zgjatet agonia për Tahirin
Një ditë pas vetëdorëzimit të Kelmend Balilit mësohet se Prokuroria për Krimet e Rënda ka vendosur të zgjasë edhe 3 muaj hetimet për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Gazeta Panorama shkruan se shkak për shtyrjen e hetimeve, janë bërë sërish letër-porositë.Më herët, prokurorët e dosjes kanë dërguar letër-porosi në Itali, ku kërkojnë informacione nga prokuroria e Katanias dhe një tjetër në Malin e Zi, por përgjigjet e tyre, sipas prokurorisë, ende nuk kanë mbërritur.
Britania në udhëkryq, BREXIT nuk kalon në parlament
Pavarësisht thirrjeve dramatike të Teresa Meit drejtuar deputetëve të votonin marrëveshjen e nënshkruar me BE-në dhe garancive se qeveria britanike do të bashkëpunote ngushtë me Parlamentin në fazën e ardhshme të negociatave, parlamenti britanik nuk mbështeti planin e BREXIT, duke çuar në një humbje të madhe për kryeministren britanike.
"Është e qartë se parlamenti po voton kundër marrëveshjes, por nuk është e qartë se çfarë do të thotë saktësisht kjo"- tha Mei pak pas shpalljes së rezultatit të votimit.
Operacion i sofistikuar, apo dorëzim në mirëbesim te Drejtori i Policisë Veliu, Ardi ?
Tani që kaluan disa orë nga vetëdorëzimi i Klement Balilit dhe zhurma për ndalimin e tij u pakësua për t’i dhënë të drejtë skenarit se i shumëkërkuari u vu në dispozicion të policisë atëherë kur donte vetë, mund të shtohen nja dy element konkretë që mund të jenë të dobishëm.
Alo...tepsia e Rilindjes!
Edi Rama i fitoi zgjedhjet e 2017 vetëm duke dalë me një tepsi në dorë, në një fushatë simbolike kundër sistemit nepotik që sipas tij i kishte imponuar bashkëqeverisja me LSI-në e Ilir Metës. Shou për të anatemuar LSI-në si të keqen e partitokrtacisë mjaftoi për t’i dhënë lehtësisht PS-së një tjetër mandat për të qeverisur këtë radhë e vetme. Premtimi për ta bërë Shqipërinë shtetin e së drejtës dhe për t’i dhënë vendit një administratë sipas meritës rezultoi të ishte një iluzion. Jo se kjo nuk dihej, por publikimi i disa përgjimeve nga Zëri i Amerikës faktoi atë që dihej.
Alibi dhe shantazhe "ekskluzive" me amerikanë në Prishtinë dhe Tiranë
Klan Kosova, televizion i cili drejtohet nga Baton Haxhiu, ka publikuar sot një material ekzkluziv siç e quan, sipas të cilit rezulton se SHBA-të kanë kërkuar nga qeveria e Kosovës të heqë tarifën 100% për mallrat serbë. Sipas këtij televizioni, kërkesa është përpiluar nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve dhe Departamenti i Shtetit Amerikan e përmes së cilës bëhet e qartë se Kosova duhet ta heqë taksën.
Mbështetja e SHBA-ve për Kosovën nuk është e pakushtëzuar. Kosova për momentin e bart barrën e rrezikimit të dështimit dialogut