Në Vëmendje
Goditen njerëzit e LSI-së te Ministria e Drejtësisë
Ish-sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë, Juliana Hoxha, drejtori ekonomik Aurel Lamce dhe dy specialistët e IT-së, Lysien Ali dhe Arlind Alikaj janë arrestuar për abuzime me tenderat në këtë dikaster.
Tetë të tjerë janë në arerst shtëpie. Raportohet jo zyrtarisht se nën verifikim janë edhe dy ish-ministra të Drejtësisë, Petrit Vasili dhe Ylli Manjani për rolin e tyre në këto tendera.
Nga simpatia e ambasadës të konfirmimi në detyrë
Ashtu siç pritej Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi qëndrimin në detyrë për drejtuesen e Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela, e cila ashtu si Arta Marku kanë patur sipmatinë e ambasasës amerikane në Tiranë dhe duartrokitjet e mazhorancës nga mbrapa kuptohet.
Albin Kurti, mbështetje politike grevës te Shkencat
Pak orë pasi Edi Rama pozoi në Prishtina në një darkë luksi, në Tiranë erdhi Albin Kurti, lider i Lëvizjes Vetvendosje. Në një lëvizje suprizë ai ishte këtë të hënë në fakultetin e Shkencave Sociale, ku shprehu mbështetje për protestën e studentëve dhe pedagogëve jo vetëm kundër Ligjit të Arsimit të Lartë, por në përgjithësi për revoltën kundër establishmentit.
A mund t'i besohet një pekinezi si Erion Veliaj?!
Në debatin që provokoi takimi i presidentit me banorët e Astirit dhe më pas qëndrimi i tij publik për projektin e Unazës së Re, të cilin e quajti kriminal dhe korruptiv u përfshi me zell të madh edhe kryebashkiaku Erion Veliaj.
"Unaza i DUHET Tiranes. Do qe zhgenjyese nese vemi nga Presidenti anti-lodra tek ai anti-rruge"- shkruan Veliaj në Twitter.
Një intervistë që i shton pikëpyetjet dhe përgënjeshtron Kryeministrin
Akuzat e opozitës parlamentare për Bankën Amerikane të Investimeve kanë provokuar reagimin e kësaj të fundit. Mesa duket Abi Bank, nuk i ka mjaftuar mbrojtja populiste e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, bashkëshortja e të cilit, Linda Rama ka qenë në bordin drejtues të bankës, por ka nxjerrë drejtorin ekzekutiv të përgjithshëm, Andi Ballta për të folur për çështjet që janë bërë pjesë e debatit parlamentar.
Pas bubullimave të Bashës, Florion Mima: PPP-të anulohen nëse provohet paligjshmëria
Kontratat e Partneritetit Publik Privat do të anulohen vetëm nëse provohet paligjshmëria e tyre. Sipas ish-ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës të Partisë Demokratike, Florion Mima, nëse faktohet se koncesionet janë dhënë në kundërshtim me ligjin dhe kanë futur duart në xhepat e shqiptarëve, atëherë ato do të anulohen dhe do të sekuestrohen pasuritë e përfituara.
Fundi i politikës moralizuese të SHBA-së
Ramush Haradinaj duket se ka kapërcyer krizën eventuale qeverisëse teksa pas një takimi me partnerët e vet në koalicion, Fatmir Limaj të Nismës, Kadri Veselin e PDK-së dhe Behgjet Pacollit të Aleancës Kosova e Re, qeveria e tij ka shpërndarë një njoftim në të cilin theksohet zotimi për të mbajtur qëndrime të unifikuara.
Video/Studentët - Veliajt: Propaganda juaj nuk mbulon vrasjen e Ardit Gjoklajt
Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, ka qenë sot në Qytetin Studenti për të folur për kushtet e konvikteve. Mirëpo disa studentë të pranishëm i janë kthyer z. Veliaj duke e akuzuar rëndë. Më poshtë video:
54 të vdekur nga gripi në Rumani
Gripi po bën kërdinë në Rumani. Autoritetet shëndetësore janë në alarm pasi numri i të vdekurve ka shkuar në 54 .
Situata është shumë e rëndë, tha ministrja e Shëndetësisë, Sorina Pint gjatë një interviste për kanalin televiziv «Antena 3», duke iu referuar shpejtësisë së përhapjes së virusit të gripit. Sipas kritereve të vendosura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) kriteri më i rëndësishëm për të shpallur epideminë e gripit, është konfirmimi i 1,500 rasteve për 100,000 banorë.
Ja Sheshi, ja mejdani!
Stuata e krijuar me prokurorin Bujar Sheshi ka ekspozuar një praktikë interesash që përplasen në kuadër të reformës në drejtësi. Insistimi i amerikanëve për të ngritur sa më shpejt SPAK-un mesa duket ka prodhuar edhe parregullsi në procedurë, çka është tipike për këtë shtet, aq më tepër kur nga mbrapa janë të huajt. Në këtë kontekst është e qartë se Prokuroria është jashtë loje pasi ka marrë urdhërin ta vijojë procesin duke bërë një sy qorr dhe një vesh shurdh, ndërsa opozita që mesa duket ka qenë në dijeni të faktit ka pritur momentin për të goditur procesin.