Albin Kurti, mbështetje politike grevës te Shkencat
Pak orë pasi Edi Rama pozoi në Prishtina në një darkë luksi, në Tiranë erdhi Albin Kurti, lider i Lëvizjes Vetvendosje. Në një lëvizje suprizë ai ishte këtë të hënë në fakultetin e Shkencave Sociale, ku shprehu mbështetje për protestën e studentëve dhe pedagogëve jo vetëm kundër Ligjit të Arsimit të Lartë, por në përgjithësi për revoltën kundër establishmentit.
“Në Kosovë kemi ndjekur protestat tuaja. Protesta e studentëve është e drejtë kur pedagogët janë me ta. Arsimimi duhet të jetë falas, për luksin paguhet, kurse arsimi nuk është luks. Protesta e studentëve është protestë kundër privilegjeve që ekzistojnë për biznesmenët. Studentët kanë reaguar ndaj padrejtësive në arsim. Politika te ne është arti i keq, në Shqipëri është monopolizuar gjithçka, dhe humori. Studentët nuk janë e ardhmja, rinia është e tashmja jonë”- deklaroi Kurti.
Ardhja e Kurtit dhe atashimi me një lëvizje që ka tronditur keq qeverinë dhe propagandën e zotit Rama shton dyshimet për një projekt politik që mund të vërë përpara Partinë Socialiste dhe Rilindjen.
Add new comment