Albin Kurti
80 mandate për listën e Lëvizjes Vetëvendosje!
“Nuk pranojmë asociacionin si kusht të ri për anëtarësimin në KiE”
Kosova nuk pranon që anëtarësimi në Këshillin e Evropës të kushtëzohet me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kryeministri Albin Kurti e konsideron absurde kërkesën e Francës dhe të Gjermanisë që të dërgohet për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese drafstatuti i Bashkimit Evropian për Asociacionin, si kusht për anëtarësim në KiE.
Kurti thotë se votimi në Asamblenë Parlamentare të KiE-së në prill ka provuar se Kosova i ka përmbushur kushtet dhe një kusht i ri cenon standardet e anëtarësimit.
Ambiciet e mia për kombin shqiptar janë më të mëdha sesa të Washingtonit dhe të Brukselit
Në një intervistë(i quajnë podcast sot) me ish-ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka sqaruar në një mënyrë më personale tensionin e krijuar në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ose më saktë siç preferoi ta trajtonte ai “me Departamentin e Shtetit”.
Oferta e fundit: Kosova Asocacionin, Serbia Njohjen
Gjermania, Franca dhe Italia i kanë kërkuar Kosovës të nisë punën për themelimin e asociacionit. Në një letër të hapur dërguar qeverisë në Prishtinë, kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni, kërkuan nisjen e procedurave, në përputhje me draft-statutin e propozuar nga ndërkombëtarët më 21 tetor.
“Dialogu nuk mund të vazhdojë sikur të mos kishte ndodhur asgjë”
Sulmi në Banjskë më 24 shtator nuk mund të kalojë sikur të mos kishte ndodhur.
Kjo kushtëzon edhe rikthimin e palëve në dialog.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një takimi me senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Peter Welch, është shprehur se pa marrë parasysh tendencat e Serbisë për destabilizim, dialogu nuk mund të vazhdojë normalisht.
Zgjedhjet në veri, Kurti anashkalon sugjerimet e BE-së. Ndjek rrugën ligjore
Kryetarët e katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës do të largohen përmes një iniciative qytetare. Qeveria e Kosovës ka zgjedhur këtë mënyrë për t’u hapur rrugë zgjedhjeve të reja. Vendimi është marrë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, e cila ka caktuar një grup pune që do të hartojë Udhëzimin Administrativ për caktimin e procedurave. Data 1 shtator është caktuar si afati i fundit për përfundimin e këtij udhëzimi.
Kurti: Ka 48 baza serbe rreth kufirit me Kosovën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se në kufirin me Serbinë, kjo e fundit ka baza sulmuese. Nevoja për t'u mbrojtur në rast sulmi, e ka bërë qeverinë e tij të dyfishojē buxhetin për ushtrinë dhe të rrisë numrin e trupave.
“Kam frikë se gjërat kanë shkuar shumë larg”
Asnjë sinjal për mundësinë e gjetjes së një zgjidhjeje për krizën në veri të Kosovës.
Ndërmjetësuesit e dialogut Kosovë-Serbi kanë zhvilluar sot takime të ndara me kryeministrin e Kosovës dhe presidentin e Serbisë.
Ky i fundit, pas takimit, la të kuptohet se zgjidhja e krizës është larg.
"Kemi diskutuar çështjen, substancën, e cila ishte e pashmangshme, por besoj edhe e dobishme, por atë që do të shohim nesër në terren, nuk e di...kur kemi kamionë në pritje...", tha ai, duke shtuar se ka frikë se “çdo gjë ka shkuar shumë larg”.
Shkarjet konceptuale të kryeministrit Rama
Kurti: Nuk ka zgjedhje të reja pa tërheqjen e bandave kriminale serbe
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se hapi i parë për çtensionimin e situatës në veri është largimi i bandave kriminale. Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ai u bëri thirrje ndërkombëtarëve që të intensifikojnë dialogun për zbatimin e marrëveshjeve të 27 shkurtit në Bruksel dhe të 18 marsit në Ohër.