“Nuk pranojmë asociacionin si kusht të ri për anëtarësimin në KiE”

Postuar në 08 Maj, 2024 17:08

Kosova nuk pranon që anëtarësimi në Këshillin e Evropës të kushtëzohet me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kryeministri Albin Kurti e konsideron absurde kërkesën e Francës dhe të Gjermanisë që të dërgohet për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese drafstatuti i Bashkimit Evropian për Asociacionin, si kusht për anëtarësim në KiE.

Kurti thotë se votimi në Asamblenë Parlamentare të KiE-së në prill ka provuar se Kosova i ka përmbushur kushtet dhe një kusht i ri cenon standardet e anëtarësimit.

“Pengesat për anëtarësim në këtë organizatë i mendonim nga vendet që ende nuk e kanë njohur Kosovën, por assesi nuk mendonim që pengesë do të bëheshin shtetet demokratike, që kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë përkrahëse të Kosovës për zhvillim e demokraci, e më herët ishin krah neve për çlirim”, ka thënë ai.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Ky dwarf mire qe nuk shpall nje ligj si Zelensky "ndalim negociatash me Serbine".
Ukraina zbrazet, Kosova zbrazet, Shqiperia zbrazet..... vetem Skenderbeu i Spiropalles, xhuxhi jeshil i Kievit dhe dwarfi i Prishtines qendrojne ne llogore.

Submitted by Prostituta Komb... (not verified) on

Mire qe kane dhe shqiptaret nje politikan qe vendos interesin kombetar mbi te gjitha!
Do me pelqente ti ndalshin bisedimet me terrorizmin sllav por jemi ky popull i dhjere qe mendon vetem sot per neser!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.