Albin Kurti
Autochthonous Albin
Albin Kurti u shfaq ditën e 28 Nëntorit në manifestimin e opozitës së bashkuar kosovare për të shpëtuar Republikën nga korrupsioni, vasaliteti apo “tradhëtia” kombëtare. Jo e rastësishme një protestë e tillë në ditën e pavarësisë së Shqipërisë, çka e vërtetoi edhe vetë fjalimi i Albin Kurtit që deklaroi publikisht dhe politikisht se nuk njeh flamurin lara lara të Kosovës, por atë me shkabë dykrenare.Zyrtarisht nga sheshi qëndror i Prishtinës opozita artikuloi një kërkesë politike që zhbën gjithçka është arritur deri më tani në Kosovë me ndihmën e faktorit ndërkombëtar.
Opozita e Kosovës kërkon bashkimin me Shqipërinë, Albin Kurti në delir nacionalizmi
Një zhvillim që paralajmëron erëra me sfond nacionalist në ballkan vjen nga Prishtina. Në mitingun-protestë që u mbajt në sheshin Zahir Pajaziti në kryeqendërn e Kosovës, opozita doli hapur me tezën e bashkimit Kombëtar. Ish-kreu i Lëvizjes Vetvendosje, Albin Kurti që mori fjalën pas Fatmir Limajt, Ramush Haradinajt dhe Visar Ymerit tha se bashkimi kombëtar nuk është pengesë për Bashkimin Evropian, që sipas tij është bashkim ndërkombëtar dhe jo mes shqiptarëve.
Arrestohet deputetja e partisë së Haradinajt. Policia nuk gjen në shtëpi Albin Kurtin, i thyen derën e jashtme (foto)
Në orët e para të mengjesit, forca të mëdha policore kanë arrestuan deputetën e AAK’së, Donika Kadaj, në dalje të shtëpisë së saj. Kadaj dhe disa deputetë të tjerë akuzohen për hedhjen e gazit lotsjellës në kuvendin e Kosovës. Pas këtij veprimi ka reaguar Aleanca për Ardhërinë e Kosovës, cila u bën thirrje organeve të rendit dhe drejtësisë, që të mos shndërrohen në vegla të pushtetit duke zbatuar urdhëra politike të të korruptuarve dhe kriminelëve institucional: Mustafës, Thaçit dhe Veselit.
The Prophet!
Albin Kurti në një shkrim autorial thotë me naivitetin e një adoleshenti politik se nuk arrin ta kuptojë pse gjithë kjo histeri e panik kundër gazit lotsjellës në Parlament.
“Gazi ynë lotsjellës më 8 tetor 2015 në Parlament ishte i përmasës së vogël dhe një i vetëm. Të tillë ne i kemi ngrënë në protesta me mijëra sish, ndërkaq po ashtu me qindra asi që janë në mbushje më të mëdhenj e shumë më të rrezikshëm. Pra, nuk pati kurrfarë sulmi masiv me gaz lotsjellës nga ana jonë…”
Rrëmuja e Prishtinës. Lirimi i Kurtit, “me kërkesë të prokurorit”. Buzhala: “E padrejtë, lirim politik”
Lirimi tre ore pas mesnate i deputetit të Kosovës Albin Kurti dhe kolegut të tij në VV, Konjufca, ka nxjerrë para mediave zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Baki Kelani. Ai ka mohuar deklaratat e Albin Kurtit se është liruar nga Policia për shkak të reagimit të aktivistëve të Vetëvendosjes para stacionit të Policisë. Ai tha se Kurti është liruar me rekomandimin e prokurorit. Mbrëmë Prishtina është përfshirë nga trazirat dhe sipas Kelanit, dëmet që janë shkaktuar nga protestuesit janë të mëdha në objektin e Policisë dhe veturat zyrtare.
Gazi në Kuvend, arrestohen Albin Kurti dhe Glauk Konjufca
Para pak minutash Lëvizja Vetëvendosje ka bërë me dije se në autostradën Ferizaj - Prishtinë, policia ka ndaluar deputetët Albin Kurti dhe Glauk Konjufca së bashku me dy aktivistë të tjerë të Lëvizjes që ishin duke u kthyer nga aktivitetet që kishin në Shkup. Lajmërimi se ky arrestim mudn të ndodhë është bërë para pak ditësh, kur u hodh gaz lotsjellës në seancën e Kuvendit të Kosovës. “Në shpërputhje të plotë me ligjin, pa asnjë dokument apo urdhërarrest, Policia po do që t'i arrestojë ata.