Rrëmuja e Prishtinës. Lirimi i Kurtit, “me kërkesë të prokurorit”. Buzhala: “E padrejtë, lirim politik”
Lirimi tre ore pas mesnate i deputetit të Kosovës Albin Kurti dhe kolegut të tij në VV, Konjufca, ka nxjerrë para mediave zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Baki Kelani. Ai ka mohuar deklaratat e Albin Kurtit se është liruar nga Policia për shkak të reagimit të aktivistëve të Vetëvendosjes para stacionit të Policisë. Ai tha se Kurti është liruar me rekomandimin e prokurorit. Mbrëmë Prishtina është përfshirë nga trazirat dhe sipas Kelanit, dëmet që janë shkaktuar nga protestuesit janë të mëdha në objektin e Policisë dhe veturat zyrtare. Ai shtoi se nga aksioni i Vetëvendosjes kanë mbetur të lënduar 15 policë dhe 1 qytetar, të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Për lirimin e Kurtit nuk është dakord gazetari dhe ish deputeti Berat Buzhala. Sipas tij mbrëmë u dha mesazhi se qytetarët janë të pabarabartë me deputetët. “Ajo çka ndodhi në Kuvend ishte në të mirë të një çështje më të madhe, ndërsa vepra penale edhe më të mëdha do të shohim në vazhdim”, shkruan Buzhala. Ndërsa opozitari Ramush Haradinaj, kreu i AAK-së, kërkon largimin e ministrit të Brendshëm dhe shefit të policisë.
Add new comment