A mund t'i besohet një pekinezi si Erion Veliaj?!

Postuar në 04 Shkurt, 2019 02:02

Në debatin që provokoi takimi i presidentit me banorët e Astirit dhe më pas qëndrimi i tij publik për projektin e Unazës së Re, të cilin e quajti kriminal dhe korruptiv u përfshi me zell të madh edhe kryebashkiaku Erion Veliaj. 

"Unaza i DUHET Tiranes. Do qe zhgenjyese nese vemi nga Presidenti anti-lodra tek ai anti-rruge"- shkruan Veliaj në Twitter.

Polimorfik dhe shumëkombësh siç u shfaq në festimet e vitit të ri kinez, Erion Veliajn nuk është çudi ta shohim ndonjë ditë mes protestuesve për t'i kthyer ata në anën e drejtë të historisë. Kjo mbetet për t'u parë!

Por pse vrapoi Erion Veliaj të dalë në të njëjtën llogore me Edi Ramën, i cili në mungesë të argumentave kundër shkeljeve të listuara nga presidenti bëri sërish lojra fjalësh? Për çfarë interesash Erion Veliaj mbron një projekt fantazmë për të cilin janë duke u kryer hetime dhe shkëlqesia e tij Edi Rama shkarkoi me bisht në shalë ministrin Gjiknuri dhe vartësin e tij Qëndro. 

As Edi Rama dhe as Erion Veliaj nuk do ta kishin kaq të lehtë të cicërinin në këtë mënyrë nëse recepsionisti 26 vjeçar i DH Albania, Avdiol Dobi nuk do ishte paketuar për të larguar jashtë vendit brenda natës. Por në kushtet kur memeci ka ikur si zotëri nga Shqipëria, i pa shqetësuar nga Prokuroria, Edi Rama dhe pekinezi i tij Erion Veliaj i  qëndrojnë një isoje, asaj të destruktivitetit të Ilir Metës. 

E thotë këtë Edi Rama që për mandatin e Qarkut të Fierit i mohoi vendit marrjen e statusit kandidat. Natyrisht në çështjen e Unazës interesat financiare janë të mëdha dhe prishja e pazarit ka prishur edhe më keq nervat e tëndosura të kryeministrit bakallaro që ka filluar t'i ngjajë një guaku patetik. 

Po Erion Veliaj në çfarë ekuacioni hyn këtu? Projekti është i ARRSH dhe adoptimi i tij në një skemë të kanalizuar nëkorridroret e kryeministrisë apo Ministrisë së Infrastrukuturës nuk mund të shkonte më tej se devotshmëria për të hequr disa inerte dhe për të sajuar disa banesa sociale në Shkozë për protestuesit e Unazës. 
I pacipë dhe syulur i shkon pas berihait një njeriu si Edi Rama që iu shit shqiptarëve ai që në të vërtetë nuk është. Siç ka vepruar edhe Erion Veliaj, tipologji dalluese e socialistëve të bulevardit. Ja se çfarë thoshte ky njeri për shkëlqesinë e tij Ilir Meta në 2016.
"Unë besoj që ne Bashkinë e Tiranës, ndoshta jemi një nga vendet që ka aplikuar më shumë atë filozofi të Kryetarit të Kuvendit, Kryetarit të LSI-së, mikut tonë Ilir Metës që ka shumë më shumë gjëra, jo vetëm ne si të majtë, por ne si shqiptarë, ne si të rinj, që na bashkojnë më shumë se sa gjërat që na ndajnë”. http://arkivi.syri.net/2016/08/27/veliaj-harron-ramen-i-thurr-elozhe-met...

Pasiguritë e kryebashkiakut janë të mëdha lidhur me rikandidimin e tij në Tiranë. Ai vetëofrohet për t'i qenalehur "armikut" të Edi Ramës, duke ekspozuar hallin e madh që ka për çështjen e zgjedhjeve, kur përveç tij qarkullojnë dhe emra të tjerë, më i lakuari ai i Ogerta Manastirliut. Të dy ishin në krah të kryeministrit në një takim të para pak ditësh në konviktet e mjekësisë. Çfarë mund të thotë nesër Erion Veliaj për Presidentin? Atë që ka thënë para ca kohësh kur iu bashkua nismës së Ilir Metës për të dhuruar gjak.
"Pavarësisht rrethanave apo mënyrës se si shkon loja e politikës së ditës, pavarësisht kush bllokon apo zhbllokon diçka, pavarësisht se kush hap një sherr apo bëhet pengesë, jeta vazhdon dhe unë besoj se për gjërat që besojmë, që janë detyrime të shenjta dhe angazhime të marra, do ta mbajmë gjithnjë fjalën”.
http://abcnews.al/veliaj-meta-i-ndau-teatri-por-i-bashkoi-dhurimi-i-gjakut/
A mund t'i besohet një njëriu të tillë? Ky është kinezi dhe pekinezi Erion Veliaj, jo vetëm në raste festash kombëtare si viti i ri kinez që u festua para pak ditësh në Tiranë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.