Nga simpatia e ambasadës të konfirmimi në detyrë
Ashtu siç pritej Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi qëndrimin në detyrë për drejtuesen e Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela, e cila ashtu si Arta Marku kanë patur sipmatinë e ambasasës amerikane në Tiranë dhe duartrokitjet e mazhorancës nga mbrapa kuptohet.
Kujtojmë se një javë më parë, Komisioni e shtyu dhënien e vendimit për Prelën, e cila në dy kriteret e rivlerësimit, atë të pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale, u gjet përshtatshme për të vazhduar detyrën. Por problem, sipas relacionit ishin shmangia nga taksat e bashkëshortit të saj, problem që ngjalli reagimin e përfaqësuesit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit Teo Xhakobs.
Pas seancës dëgjimore opozita ngriti akuza në lidhje me hetimin e kryer ndaj drejtueses së Krimeve, duke thënë se, edhe pse janë konstatuar probleme me pasurinë dhe një pjesë e tyre nuk kanë hetuar fare, Prela do të kalojë vetingun.
Add new comment