krimet e renda
Nga simpatia e ambasadës të konfirmimi në detyrë
Ashtu siç pritej Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi qëndrimin në detyrë për drejtuesen e Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela, e cila ashtu si Arta Marku kanë patur sipmatinë e ambasasës amerikane në Tiranë dhe duartrokitjet e mazhorancës nga mbrapa kuptohet.
Zgjatet agonia për Tahirin
Një ditë pas vetëdorëzimit të Kelmend Balilit mësohet se Prokuroria për Krimet e Rënda ka vendosur të zgjasë edhe 3 muaj hetimet për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Gazeta Panorama shkruan se shkak për shtyrjen e hetimeve, janë bërë sërish letër-porositë.Më herët, prokurorët e dosjes kanë dërguar letër-porosi në Itali, ku kërkojnë informacione nga prokuroria e Katanias dhe një tjetër në Malin e Zi, por përgjigjet e tyre, sipas prokurorisë, ende nuk kanë mbërritur.
Dashamir Xhika kthehet në shtëpi
Ish kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika është liruar nga paraburgimi. Ai do të presë në shtëpi hetimet që do të zhvillohen ndaj tij për tenderin e rrugës Tiranë-Elbasan.
Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë për ish-drejtorin e LSI-së nga arrest me burg në arrest shtëpie.
Xhika u vu në pranga me disa zyrtarë të tjerë në fillim të shkurtit, për rrugën Tiranë- Elbasan. Ndaj tij rëndon akuza e shmangies së Bordit, si dhe përftimi i 35 milionë dollarëve pa një studim.
Epoka para Gjyqit!
Besim Hajdarmataj, i cili në muajin tetor të vitit të kaluar kërkoi nga kuvendi autorizimin për arrestimin e ish-ministrit SaimirTahiri është shkarkuar nga drejtimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Motivacioni i këtij ndryshimi nuk është argumentuar nga Prokuroria e Përgjithshme, e cila në një reagim të shkurtër sqaroi se kjo levizje do të sjellë rezultate me të shpejta dhe më të efekshme ne ndjekjen penale , sidomos për çështje me perparësi të lartë, ku natyrisht nuk ka si të mos renditet ajo e ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri.
Prokuroria këmbëngul në bllokimin e pasaportës
Merr një kthesë të papritur çështja Tahiri. Aty ku mendohej se procesi po shkonte në favor të Tahirit, Prokuroria për Krimet e Rënda i ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë vendimit të Apelit që i rirtheu pasaportën ish-ministrit të Brendshëm.
Prokuroria kërkon nga Gjykata e Lartë që të vendosë sërish masën shtrënguese për ndalimin e daljes jashtë vendit të ish-minitrit Tahiri. Organi i akuzës e ka depozituar kërkesën për rekurs në datë 7 shkurt, ndërsa ende nuk është caktuar se kur do të zhvillohet seanca e parë.
Lirohet Ilir Karçini?
Ilir Karçini, biznesmeni i gazit, i arrestuar si porositës i vrasjes së komkurentit të tij, Piro Bare, është liruar dje nga burgu me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda. Lajmin e raporton gazeta “Shekulli” sipas së cilës seanca është zhvilluar në fshehtësi të plotë. “Vendimi për lirimin e Ilir Karçinit do të hyjë në fuqi, pasi të marrë vendimin e formës së prerë nga Apeli. Arrestimi i biznesmenit të gazit u bë pas marrjes së dëshmisë nga kreu i “Bandës së tritolit”, Juljan Sinanaj, i cili ka zbardhur një sërë vrasjesh me pagesë që vetë ai ka bërë.