detyre
Nga simpatia e ambasadës të konfirmimi në detyrë
Ashtu siç pritej Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi qëndrimin në detyrë për drejtuesen e Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela, e cila ashtu si Arta Marku kanë patur sipmatinë e ambasasës amerikane në Tiranë dhe duartrokitjet e mazhorancës nga mbrapa kuptohet.
Dritëhije mbi Hallunajn, konfirmohet Prokurori i Tahirit
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë prokurorin e Krimeve të Rënda, njëherësh zv.drejtues i kësaj prokurorie, Gentjan Osmani.Ky i fundit ka qenë pjesë e treshes së prokurorëve, që iu drejtuan vitin që shkoi Kuvendit për arrestimin e Tahirit.
Gjatë seancës dëgjimore që u mbajt dy ditë më parë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi probleme me blerjen e një apartamenti në vitin 2009.
Paditen kryebashkiakia e Sarandës dhe 6 zyrtarë
Kryetarja e Bashkisë së Sarandës, Florjana Koka dhe 6 zyrtarë të tjerë të kësaj njësie vendore janë kallëzuar në Prokurori për shpërdorim detyre nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. KLSH ka konstatuar një dëm financiar për buxhetin e shtetit me vlerën e 32.466.812 lekë. Auditimi nga KLSH është bërë në periudhën nga Janari i vitit 2015 deri në Korrik të 2016, pra pak kohë pasi Koka kishte marrë detyrën për të drejtuar bashkinë e qytetit bregdetar. Shkeljet e konstatuara në bashkinë e Sarandës lidhen me kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit në disa projekte.
Gjykata Kushtetuese pranon shqyrtimin e kërkesës së Shukri Xhelilit për t'u rikthyer në detyrë
Gjykata Kushtetuese ka pranuar të shqyrtojë kërkesën e ish-kryebashkiakut të Peshkopisë, Shukri Xhelili për rikthimin e tij në detyrë.
Qeveri që kalon lumin
“Eshte e papranueshme te sulmohet uniforma e Policise se Shtetit, qofte edhe nga nje grua, por absolutisht edhe me e papranueshme dhe e patolerueshme te reagohet fizikisht, sidomos ndaj nje gruaje Kam kerkuar pezullimin e menjehershem te punonjesit e policise dhe lirimin e tij nga detyra Policia qe duam nuk mund te jete kjo qe na treguan pamjet e konfliktit mes punonjesit te policise dhe nje qytetareje. Cdo punonjes policie duhet ta dije kete dhe kushdo e harron nuk do te tolerohet ne asnje rast e per asnje arsye”.