Gjyqtari “distancohet” nga vendimi për Dajtin
Një prej 5 anëtarëve të trupës gjyqësore që dha vendimin për Dritan Dajtin ka publikuar në rrjetet sociale faqen e fundit të vendimit që sipas tij tregon se dy nga gjyqtarët e Apelit të Krimeve të Rënda kanë qenë pjesërisht kundër shuqizimit të dënimit të përjetshëm.
Fuat Vjerdha, gjyqtar në Shkodër nuk ka dhënë më shumë detaje por, ka lënë të kuptohet se ai nuk pajtohet plotësisht me 3 nga kolegët që firmosën për uljen në 25 vjet të dënimit për Dajtin, i cili në vitin 2009 vrau katër efektivë policie.
Frika ka bërë të vetën dhe presioni publik për nisjen e një procesi disiplinor nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, duke bërë që gjyqtarët të nisin shfajësimet me letra lartë e poshtë.
Add new comment