Patatja e nxehtë Dritan Dajti shpëton me 25 vjet

Postuar në 08 Shkurt, 2019 18:50

Një gjyq ka ka zgjatur thuajse për 10 vjet me shtyrje seancash pasi drejtësia nuk kishte kurajon të kapte pa frikë me duar pataten e nxehtë Dritan Dajti, më në fund arriti në një finale që nuk ishte ndonjë suprizë.

25 vite burg u dhanë për njeriun që vrau 4 punonjës policie në masakrën e vitit 2009. Ishte Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda që ka rrëzuar vendimin për burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin dhe ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar, çka do të thotë se dënimi tashmë reduktohet në 25 vite burg.

Dritan Dajti u prangos në vitin 2009 dhe u vu nën akuzë për veprën “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, kryer ndaj 4 punonjësve të policisë Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj. Që nga arrestimi ai i ka mohuar këto akuza  duke deklaruar se qëlloi me armë për t’u vetëmbrojtur pa e ditur se ata ishin policë. Ai u dënua nga të gjitha shkallët me burg përjetë por Gjykata e Lartë ktheu dosjen për rigjykim në Apel për shkelje procedurale.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.