Parisi në flakë nga protestat antiqeveritare (Video)

Postuar në 01 Dhjetor, 2018 21:34

Po marrin përmasa gjithmonë e më të mëdha trazirat në Paris, ku të ashtuquajturat "xhaketat e verdha" vazhdojnë betejën kundër politikave të qeverisë për rritjen e çmimit të naftës.Sipas ministrisë së brendshme franceze mesditën e së shtunës kishte 75,000 demonstrues që dolën në rrugët e Francës.

Duke iu referuar shifrave zyrtare, dita e parë e protestës më 17 nëntor mobilizoi 282,000 demonstrues, e dyta 106,000,  prej të cilëve 8000 ishin në Paris. Siç transmeton AFP, rrugët në qendër të Parisit mbajnë erë “revolucion”. Kryeministri, duke folur për gazetarët, tha se ishte  i tronditur nga ngjarjet. "Ne jemi të angazhuar për dialog, por edhe për respektimin e ligjit"- tha Edouard Philippe.

"Trazirat dhe dhuna që ne shohim në Paris është e papranueshme dhe protestuesit duhet të kundërshtojnë grupet ekstremiste që përfitojnë nga situata duke minuar ankesat legjitime të "xhaketave të verdha"- tha ministri i Shëndetësisë. Policia njoftoi se janë bërë 205 arrestime pas dhunës në Paris. Ndërkohë, 65 persona u plagosën gjatë protestave, duke përfshirë edhe 11 policë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.