revolucion

Parisi në flakë nga protestat antiqeveritare (Video)

Postuar në 01 Dhjetor, 2018 21:34

Po marrin përmasa gjithmonë e më të mëdha trazirat në Paris, ku të ashtuquajturat "xhaketat e verdha" vazhdojnë betejën kundër politikave të qeverisë për rritjen e çmimit të naftës.Sipas ministrisë së brendshme franceze mesditën e së shtunës kishte 75,000 demonstrues që dolën në rrugët e Francës.

Revolucion në mjekësi, testohet zemra dixhitale

Postuar në 02 Shtator, 2018 10:39

Shkenca e mjekësisë ka bërë një tjetër hap përpara në trajtimin dhe diagnostikimin e sëmundjeve të zemrës, pa qenë nevoja e ndërhyrjes kirurgjikale.

Kardiologu Benxhamin Meder ka testuar me sukses elektrodat e stimuluesit kardiak në një zemër dixhitale që rreh.

Kjo metodë e bazuar në Inteligjencën Artificiale ndihmon mjekët në mbledhjen e të dhënave të pacientit dhe saktësimin e diagnozës, për të mundësuar parashikimin me javë apo edhe muaj se cili pacient do të sëmuret. Këto teknika janë si një GPS për shëndetin, thonë mjekët.

Berisha e quan revolucion protestën

Postuar në 18 Shkurt, 2017 19:35

Ish kreu i partisë demokratike Sali Berisha iu është drejtuar qytetarëve duke thënë se protesta e kësaj të shtune është për lirinë. Ndërsa nuk ka kursyer një mesazh edhe për kryeministrin Edi Rama.

Rama: Heqja e tollonit të benzinës, revolucion për Policinë e Shtetit

Postuar në 27 Korrik, 2016 18:19

Kryeministri Rama ishte i pranishëm në inagurimin e një sistemi të ri të furnizimit me karburant për makinat e policisë.  Një projekt-test me 150 automjete rezultoi i suksesshëm, çka nënkupton që furnizimi nuk do të bëhet më me tollona, por do të kontrollohet on line përmes kartave elektronike. “Falë lidershipit të ministrit dhe një skuadre njerëzish të prirur për të bashkuar teknologjinë me njeriun në Policinë e Shtetit, është një sektor lider në këtë revolucion teknologjik.

Intervista/Sali Berisha, disa konsiderata për Shenasi Ramën, Edi Ramën e vitit ’90 dhe apeli: “Largimi i Edi Ramës nuk bëhet me votë”

Postuar në 12 Dhjetor, 2015 11:16

Sali Berisha i ka dhënë dje një intervistë Çim Pekës ku sqaron me hollësi disa zhvillime dhe përvoja të  tijat të vitit 1990. Ndoshta për herë të parë, Berisha replikon ndaj disa tezave që kanë qarkulluar gjatë për vitin 1990, për Lëvizjen e Dhjetorit, për rolin e Ramiz Alisë si dhe akuzat që i bëhen atij. Më poshtë disa pjesë nga intervista:

Google drejt një sistemi universal operativ

Postuar në 30 Tetor, 2015 15:06

Po bëhet revolucion nga ana e motorit të kërkimit Google, i cili po shkon drejt një sistemi operativ universal, i vlefshëm si për kompjuterat, ashtu edhe për smartfonët. Për t’i menaxhuar të gjitha këto do të jetë në dispozicion Android, i cili për momentin ndodhet nën lenten antitrust të Bashkimit Evropian. Sipas gazetës amerikane ”Wall Street Journal”, kjo kompani, brenda vitit 2017, mund të bashkojë në një ambient të vetëm teknologjik ChromeOS dhe Android për një ekosistem të vetëm.

Protestat kundër masave të qeverisë nisin nga Shkodra. Reagon Berisha: Revolucion demokratik

Postuar në 19 Shtator, 2015 13:19

Njerëzit filluan të dalin në rrugë për të kërkuar të drejta që po i kufizohen çdo ditë. Në këtë kuadër ka nisur dhe protesta në Shkodër kundër masave të qeverisë në luftë me informalitetin. Përfaqësues të sindikatave, të biznesit dhe qytetarë të Shkodrës kanë protestuar në pedonalen e qytetit. Protestuesit i kanë quajtur drastike masat e qeverisë kundër informalitetit. “Ne jemi për luftën ndaj informmalitetit, por jo për masat drastike ndaj biznesit”, ka thënë kreu i Bashkimit të Sindikatave, Alfred Tukaj.

Thirrje për revolucion demokratik! Cila është axhenda e opozitës?

Postuar në 20 Gusht, 2015 20:19

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përsëritur sot tezën e një revolucioni demokratik për të përmbysur qeverinë, që ai e cilëson si mashtruese. Berisha është njeriu kryesor i opozitës sot, ndonëse formalisht është Lulzim Basha ai që është kryetar. Lënda e parë e reagimit të sotshëm është projekti për konfiskim banese, siç thotë ai, por që i referohet lajmit të bërë publik se kush nuk paguan pas marrjes së kuponit të legalizimit, humbet pronësinë. “Edi Rama ka gati ligjin e konfiskimit te banesave. Ne kembe kunder mashtruesit dhe poshtruesit me te madh ne Europen e sotme!

Subscribe to RSS - revolucion