parisi
Parisi në flakë nga protestat antiqeveritare (Video)
Po marrin përmasa gjithmonë e më të mëdha trazirat në Paris, ku të ashtuquajturat "xhaketat e verdha" vazhdojnë betejën kundër politikave të qeverisë për rritjen e çmimit të naftës.Sipas ministrisë së brendshme franceze mesditën e së shtunës kishte 75,000 demonstrues që dolën në rrugët e Francës.
Udhëheqës në krizë, përveç Putinit
Donald Trump mund të përballet me pikëpyetje të shumta pas "stuhisë" në zgjedhjet e mesmandatit, por presidenti i SHBA e kaloi fundjavën me politikanët evropianë të cilët po ashtu ballafaqohen me “demonët” e tyre.
I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Trump ishte i "pranishëm" në festimet për 100 vjetorin e fundit të Luftës së Dytë Botërore. Shumica e evropianëve po shohin me skepticizëm lëvizjet e presidentit amerikan në dy vitet e para të presidencës së tij nën moton Amerika e Para.
Kryemadhi kërcënon Ramën me “tre krismat e Parisit” (Video)
Baruti i vertëtetë dhe jo ai artificial, sipas Monika Kryemadhit do vendosë drejtësinë mes saj (shqiptarëve) dhe Edi Ramës. Pas vendimit të Byrosë për ta përjashtuar kryetaren e LSI-së dhe 6 deputetë të tjerë nga punimet e Kuvendit, bashkëshortja e presidentit kërcënon me një skenar të ngjashëm me “tre krismat e Parisit”, dramatizim i vrasjes së Esat Pashë Toptanit në Paris nga Avni Rustemi. Në videon e mëposhtme Monika Kryemadhi flet për paralajmërim ndaj kryeministrit dhe përmend pikërisht Parisin, ku sipas historiografisë komuniste përballë kanë qenë dy palë; patriotët dhe tradhëtarët.
Kjo po që është arrogancë: Trump ka dëgjuar se Parisi është në Gjermani
Tani mbetet vetëm të shihet nëse miliarderi që po i vë përpara të gjithë, e ka çarë ndonjëherë kokën të shohë Hënën. Mirësardhja e shekullit të 21-të, me siguri quhet Trump.
Botë e përgjakur
Disa popuj ndodhen në konflikt. Disa sisteme janë çoroditur. Shumë të pafajshëm janë vrarë. Disa regjime diktatoriale janë rrëzuar duke krijuar anarki. Disa demokraci janë në luhatje. Urrejta është rritur dhe po zgjerohet nga dita në ditë. Nacionalizmi, radikalizmi dhe ekstremizmi po përhapen qoftë në Lindje po ashtu edhe në Perëndim, në Hemisferën veriore dhe atë jugore. Disa të etur për pushtet janë « infektuar » nga individualizmi, egoizmi apo egocentrizmi. Disa « qënie njerëzore », duke u vënë në rolin e hyjnive apo duke luftuar në emër të tyre, manipulojnë një numër besimtarësh.
Parisi dhe rënia e Romës
Nuk do të përsëris ato që keni lexuar apo dëgjuar tashmë. Nuk do të them se ajo që ndodhi në Paris ishte një tmerr i pashoq, sepse nuk ishte. Nuk do të them që bota është përkrah Francës, sepse është një frazë sipërfaqësore. Dhe as kam ndërmend të duartrokas betimin e presidentit Hollande për hakmarrje “të pashpirt”, sepse nuk besoj në të. Në vend të këtyre, unë do t’ju rrëfej se kjo është mënyra si bien civilizimet.