Zgjerimi i Greqisë në 12 milje do i shkojë me ligj parlamentit
Zgjerimi i sovranitetit të Greqisë në 12 milje det territorial në hapësirën e Jonit do të bëhet me ligj të posaçëm dhe jo me dekret presidencial siç theksoi në konferencën e largimit nga detyra ish-ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias.
Gazeta greke "Kathimerini" shkruan se "kryeministri grek ka vendosur të thërrasë Këshillin Shkencor të Ministrisë së Jashtme për të diskutuar aspektet e çështjes". Po ashtu ai dha udhëzime për t'iu përgjigjur deklaratave dhe qëndrimeve të bëra nga qeveria turke pasi u informua për zhvillimet e fundit.
Në takimin që pati me drejtuesit e lartë të Ministrisë së Jashtme, Cipras u informua për ecurinë e negociatave për marrëveshjen e detit me Shqipërinë. http://www.kathimerini.gr/991413/article/epikairothta/politikh/me-thn-ka...
Më herët Minstria e Jashtme greke reagoi me një njoftim për shtyp ndaj deklaratës së ministrit të Jashtëm turk, çavushollu se Turqia nuk do të pranojë parimin e 12 miljeve det territorial në Detin Egje. Në deklaratë ripërsëritet qëndrimi i prerë për zgjerimin e sovranitetit në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
Zgjerimi i detit territorial është një e drejtë legjitime dhe e patjetërsueshme sovrane e Greqisë, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Vendimi i takon vetëm Greqisë, e cila ka të drejtën të zgjerojë ujërat territoriale kurdo dhe sido që ajo e gjykon. Kjo e drejtë është e pakushtëzuar dhe nuk vihet në dyshim ose negociohet me palët e treta. Këtu sigurisht flitet për të gjithë territorin. Interpretimet arbitrare të ligjit ndërkombëtar, kërcënimet për dhunë nga ana e Turqisë dhe diskutimi apo vënia në dyshim e të drejtave legjitime të vendit tonë, nuk e ndryshojnë këtë fakt dhe as nuk kontribuojnë në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.
https://www.mfa.gr/epikairotita/diloseis-omilies/apantese-ekprosopou-upo...
Nga ana tjetër është dhe Top Channel në Shqipëri që flet me burime të sigurta për tërheqjen e Greqisë nga deklarimi i 12 miljeve detare. Jemi kuriozë të dijmë se cilat janë këto burime të sigurta që tejkalojnë Ministrinë e Jashtme të Greqisë, e cila ka dalë me deklaratë zyrtare për çështjen, ndërsa mediat kryesore të vendit fqinj raportojnë se ligji për zgjerimin në 12 milje detare do t'i shkojë parlamentit?!Përjashtojmë këtu faktin që Artur Bibe i Top Channel ka gjithmonë diçka më tepër për të thënë.
Add new comment