Makiazh me Ligjin e Prokurimeve
“Lufta jonë frontale ndaj kriminalitetit shënon sot një zhvillim të ri”. Kështu e nisi deklaratën për shtyp nga selia e qeverisë ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, bazuar mbi një paketë ndryshimesh ligjore që sipas saj qeveria ka marrë për të ndaluar “kriminelët” të përfitojnë para publike. Ministrja e quajti paketë ligjore në fakt, por nga teksti i deklaratës kuptohet se bëhet fjalë vetëm për një ndryshim formulimi në ligjin ekzistues të Prokurimeve Publike.
“Nëse deri më sot, në bazë të ligjeve në fuqi, përjashtoheshin nga përfitimi i fondeve publike vetëm subjektet juridikë të dënuar më parë, me hyrjen në fuqi të paketës së re do të përjashtohen edhe aksionerët, administratorët, apo individë të tjerë me rol vendimmarrës në këto shoqëri tregtare, të cilat janë, ose kanë qenë të dënuar nën cilësinë e tyre individuale.” –deklaroi ministrja.
Ligji që ndalon personat e përfshirë në krimin e organizuar të mos përfitojnë tendera dhe koncesione është në fuqi prej vitit 2006. Neni 45 i Ligjit për Prokurimin Publik përcakton se organet shtetërore duhet të përjashtojnë nga një procedurë prokurimi çdo person për të cilin ka të dhëna se ka qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për pjesëmarrje në organizata kriminale.
Këtë fakt e vuri në dukje sot edhe opozita që i kujtoi qeverisë se të shkruash me fjalë të tjera atë që sot ekziston në ligj, është tallje me shqiptarët dhe tentativë e qartë për të marrë në mbrojtje anëtarët e krimit të organziuar që janë aktualisht nën hetim nga prokuroria për përfitime të paligjshme në tendera publikë.
Ligji ekzistues
Add new comment