Shkarkohet Avokatja e Shtetit, Rama: Suksese në jetë!
Me urdhër të kryeministrit është shkarkuar nga detyra, Avokatja e Shtetit, Alma Hicka dhe në vend të saj është emëruar Artur Metani.
Gjatë tre viteve të fundit, që prej zgjedhjes në krye të Avokaturës së Shtetit të ish gjyqtares së Kavajës, Alma Hicka, qeveria shqiptare ka harxhuar më shumë se 6 milionë euro për të kontraktuar studio të huaja ligjore për përfaqësimin e vendit në gjykata ndërkombëtare.
Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se Hicka mënjanoi në mënyrë të paligjshme Ministrinë e Drejtësisë nga procedura e përzgjedhjes së studiove të huaja ligjore që asistojnë vendin në konflikte juridike ndërkombëtare. https://www.reporter.al/tre-vjet-perplasje-avokatja-e-shtetit-nen-akuze-...
Opozita e ka akuzuar edhe për konflikt interesi në rastin e çështjes CEZ, pasi sipas saj bashkëshorti i Avokates së Shtetit Alma Hicka, ka përfaqësuar CEZ si avokat në disa gjyqe të zhvilluara në Tiranë lidhur me marrëveshjen që bëri qeveria socilaiste me kompaninë ceke. I shqetësuar nga raportimet ne media për shkarkimin e saj, kryeministri ka reaguar duke thënë se Hicka ka ikur me vullnetin e saj.
Postimi i Ramës:
Kazanët po ziejnë një broçkull për "shkarkimin" e Alma Hickës. Në fakt Alma u largua me dëshirën e saj, për arsye krejt personale e për gjithë keqardhjen time që e konsideroj një Avokate të shkëlqyer të Shtetit. Me neveri për kazanët i them Almës mos u mërzit e paç vetëm sukses
Add new comment