Shkarkohet
Shkarkohet Avokatja e Shtetit, Rama: Suksese në jetë!
Me urdhër të kryeministrit është shkarkuar nga detyra, Avokatja e Shtetit, Alma Hicka dhe në vend të saj është emëruar Artur Metani.
Gjatë tre viteve të fundit, që prej zgjedhjes në krye të Avokaturës së Shtetit të ish gjyqtares së Kavajës, Alma Hicka, qeveria shqiptare ka harxhuar më shumë se 6 milionë euro për të kontraktuar studio të huaja ligjore për përfaqësimin e vendit në gjykata ndërkombëtare.
Çështja Ndreca, pezullohet shefja e IT-së në Ministrinë e Arsimit
Pas urdhërit për shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit, Plarent Ndreca,ministrja teknike e Arsimit dhe Sportit, Mirela Karabina ka kërkuar pezullimin e menjëhershëm edhe të Ornela Kolekas, me detyrë Drejtoreshë e Teknologjisë, Informacionit dhe komunikimit në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.
Bilanci i rëndë i aksidenteve, shkarkohet drejtori i Rrugores Mit’hat Tola
Bilanci i rëndë në aksidentet e javëve të fundit, ku kanë humbur jetën më shumë se 10 persona kanë shkaktuar furtunë në policinë rrugore. Valës së shkarkimeve nuk i ka shpëtuar as kreu i policisë rrugore. Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të policisë së shtetit Haki Çako, Mit’hat Tola ka lënë detyrën. Ai është transferuar si specialist prane policisë shkencore ndërsa vendin e tij e k zënë Ardi Veliu. Ky vendim është marrë një ditë më parë pas një analizë të detajuar në policinë e shtetit për shkaqet e 10 viktimave në aksidentet e këtij muaji.
Ikën Shukriu, PS kërkon të zbulohen organizatorët e puçit
Përmes deputetit të Dibrës, Ulsi Manja qeveria shprehu qëndrimin e saj mbi skandalin e përfshirjes së kryebashkiakut të Peshkopisë, Shukri Xhelili në afera seksuale. Pavarësisht se dënoi aktin e kryebashkiakut, Partia Socialiste beson se pas skandalit fshihet një skenar politik, të cilin duhet ta zbardhë drejtësia.
Bushati “shpëton” nga konsullja e LSI-së, e shkarkon pas denoncimit në “STOP”
Një ditë pasi emisioni investigativ Stop në televizionin Klan denoncoi sesi konsullata shqiptare në Milano kryente martesa civile kundrejt rryshfetit dhe pa dokumentacionin e nevojshëm, Ministria e Jashtme reagoi duke njoftuar se konsullja Luljeta Çobanaj nuk do të jetë pjesë e shërbimit diplomatik. Konsullja ishte bërë pjesë e një skeme korruptive që siguronte emigrantëve çertifikate martese kundrejt pagesave nën dorë.
Shkarkohet hartuesi i Marrëveshjes Detare me Shqipërinë
Qeveria greke i ka kërkuar dorëheqjen hartuesit të paktit detar me Shqipërinë, Dimitrios Paraskevopoulos, i cili njëkohësisht është edhe njëri përgjegjës për marrëdhëniet mes dy vendeve. Vendimi nuk ka lidhje direkte me paktin, por me një debat të brendshëm politik për mungesën e një vizioni në politikën e jashtme të Greqisë. Një burim nga diplomacia greke i tha “Top-Channel” se, dorëheqja i është kërkuar edhe numrit dy të kësaj drejtorie, zotit Spineli.