Ikën Shukriu, PS kërkon të zbulohen organizatorët e puçit
Përmes deputetit të Dibrës, Ulsi Manja qeveria shprehu qëndrimin e saj mbi skandalin e përfshirjes së kryebashkiakut të Peshkopisë, Shukri Xhelili në afera seksuale. Pavarësisht se dënoi aktin e kryebashkiakut, Partia Socialiste beson se pas skandalit fshihet një skenar politik, të cilin duhet ta zbardhë drejtësia.
"Drejtësia t’i shkojë deri në fund zbardhjes së përgjegjësive të kryebashkiakut dhe personave që mund të kenë qenë pjesë e këtij skandali. Si deputet i Dibrës u kërkoj ndjesë qytetarëve. Kryebashkiaku është shkarkuar, tashme t’ia lemë drejtësisë të zbardhë përgjegjësitë, që janë përgjegjësi personale. Ne kemi vullnetin e palëkundur për të vijuar projektet tona në Dibër, përgjegjësitë janë individuale.”- deklaroi deputeti socialist.
Add new comment