Bushati “shpëton” nga konsullja e LSI-së, e shkarkon pas denoncimit në “STOP”

Postuar në 01 Mars, 2016 15:48

Një ditë pasi emisioni investigativ Stop në televizionin Klan denoncoi sesi  konsullata shqiptare në Milano kryente martesa civile kundrejt rryshfetit dhe pa dokumentacionin e nevojshëm, Ministria e Jashtme reagoi duke njoftuar se  konsullja Luljeta Çobanaj nuk do të jetë pjesë e shërbimit diplomatik.  Konsullja ishte bërë  pjesë e një skeme korruptive që siguronte emigrantëve çertifikate martese kundrejt pagesave nën dorë. Burime thanë për ResPublica se Çobanaj u emërua në këtë post me propozim të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe pavarësisht problemeve që ishin raportuar në detyrën e saj ministri Bushati e kishte të vështirë ta shkarkonte.

Comments

Submitted by KLSH (not verified) on

Te gjithe keta qe po kapen duke vjedhur, apo te koruptuar, te gjithe po dalin nga LSI.
Si shpjegohet ?
A e di i pari i ketyre te "PA KORUPTUARVE" Ilir Meta, qe vetem kuadrot e LSI po dalin zbuluar, lakuriq ?
Apo eshte si puna e asaje, sheh rrushi rrushin, edhe piqet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.