Dilemat mbi “etnomartirin” Kacifa (Video)

Postuar në 29 Tetor, 2018 12:15

Ngjarja e së dielës në Bularat ku mbeti i vrarë Konstandin Kacifas ka dritëhijet e veta, por nga reagimet bie në sy solidariteti i të ashtuquajturës Rinia e Vorio Epirit dhe Partia Agimi i Artë

Aktivistë të Rinisë së Vorioepirit protestuan mbrëmë para ambasadës shqiptare në Athinë për vrasjen e 35 vjeçarit. Me flamuj të Epirtit të Veriut ata bënë homazhe me fotografinë e viktimës, duke ndezur qirinj dhe kënduar himnin kombëtar të Greqisë.

Policia greke ka qenë mbrëmë në këmbë për shkak se edhe Agimi i Artë organizoi një nje proteste para ambasadës shqiptare në Athinë, për vrasjen e minoritarit nga Bularati.   Kjo parti në një deklaratë të ditës së sotme e quan 35-vjeçarin etnomartir dhe thotë se ishte policia shqiptare që u përpoq të shkaktonte incidentin.  

http://www.xryshaygh.com/enimerosi/view/anaischunta-pseudh-apo-tis-alban...

Edhe organizata Omonia ka dalë me një deklaratë ku thekson shqetësimin e saj për ngjarjen duke nënvizuar se policia injoroi rregulloren për izolimin e një personi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.