“Ushtarët e Rilindjes” votuan për shembjen e Teatrit
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2018/10/Majko-kuvend_2018_10_25_16.jpg?itok=HssuroWS)
Me 74 vota pro deputetët socialistë rrëzuan dekretin e Presidentit Meta për Ligjin e Teatrit Kombëtar. Kreu i shtetit e kishte kthyer për të dytën herë për shqyrtim ligjin edhe pas arrnimit që shumica i bëri draftit, duke marrë në konsideratë vetëm vërejtjen e BE-së se ligji cënon konkurrencën.
Me këtë votim i hapet rrugë shembjes së godinës ekzistuese të Teatrit dhe ndërtimit të një godine të re sipas projektit të paraqitur nga kompania “Fusha” ku përfshihen edhe 6 kulla.
Edhe këtë herë ajo që ra në sy ishte mungesa e votës nga Pandeli Majko. Ministri i Diasporës si në dy herët e para preferoi të mos votojë, duke shprehur kundërshtinë e tij me këtë nismë të maxhorancës.
Kryetari i PD-së e ka kaluar me retorikë gjithë këtë histori duke paralajmëruar padi për arkitektin Bjarke Ingels dhe duke folur për vija të kuqe, por të vetmit që po mundohen të ndalojnë shembjen e Teatrit është Aleanca për Teatrin, e përbërë nga aktorë, regjisrorë, aktivistë dhe qytetarë.
Add new comment