Lajme
BE: ShBA të rikonsiderojë vendimin për mosfinancimin e OBSh-së
Bashkimi Europian i ka kërkuar zyrtarisht Shteteve të Bashkuara te Amerikës që të rikonsiderojë vendimin e vet për të ndërprerë marrëdhnëiet me Orga izatën Botërore te Shëndetësisë.
Dy zyrtarët e lartë të Unionit, presidentja e Komisionit eurioian, Ursula Von der Leyen dhe kreu i diplomacisë, Josep Borrell kanë apeluar për thellim të bashkëpunimit dhe zgjidhje të perbashkëta në kontekstinne luftës kujder koronaviusit.
Po mjekët shqiptarë do flasin ndonjëherë bazuar mbi ndonjë studim në Shqipëri?
Kërkues të Institutit Federal të Teknologjisë në Zyrih thonë se një valë e dytë e koronavirusit në Zvicër do të ishte më vdekjeprurëse. Sipas raportimeve ata kanë përdorur një model matematikor për të llogaritur se një valë e dytë, ndonëse më e ngadaltë sesa vala e parë do të ketë 5000 të vdekur.
A është e mundur ringritja e kooperativave bujqësore?
Një ide e përsëritur prej vitesh për ringritjen e kooperativave duket e parealizueshme për ekspertët e bujqësisë. Ndonëse puna e bashkuar e fermerëve është metoda më e mirë për tu siguruar atyre treg dhe rritje ekonomike, ekspertët thonë se në Shqipëri mungon organizimi dhe konsulenca e nevojshme nga ana e qeverisë dhe ministrisë së bujqësisë.
Ndoc Fasllia: "Është fakt që ndër vite është folur, por gjithmonë ka pasur një farë hezitimi për tu bashkuar, për të kooeruar fermerët , për tu organizuar në kooperativat e prodhimit në bujqësi".
Po vdesin masivisht lakuriqët. Një lajm i vjetër që ushqen panik
Në Indi raportohet një numër i madh lakuriqësh të vdekur në një kohë shumë të shkurtër dhe një gjë e tillë është përcjellë me panik në mediat sociale. Në Gorakhpur u regjistrua vdekja e 52 lakuriqëve brenda 60 minutave duke nxitur ide nga më të ndryshmet për atë që mund të jetë duke ndodhur.
PD: Nuk kemi dijeni për propozimin e ambasadores amerikane për sistemin zgjedhor
Partia Demokratike nuk është e gatshme të shtrojë si kusht të vetin ndryshimin e sistemit zgjedhor. Në një intervistë për TvT, Sekretari për Çështjet Zgjedhore Ivi Kaso, shprehet në mënyrë evazive për këtë çështje duke cilësuar se debati për sistemin është kompleks.
Video/Korrespondenti i CNN në Mineapolis arrestohet live
Korrespondenti i CNN në Mineapolis, Omar Jimenez është arrestuar në transmetim live kur ishte duke raportuar për protestat që kanë nisur pas vrasjes së George Floyd. Jimenez është lënë i lirë pak më vonë.
Arrestohet nën akuzën e vrasjes
Pas tri ditëve protesta në Mineapolis, është ekzekutuar arrestimi i policit Derek Chauvin, personi që shfaqet në videoja dramatike që provokoi vdekjen e afroamerikanit, George Floyd.
Fotoprotestë/Mesazh për kryebashkiakun e Tiranës
Ligji vjen i fundit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë është përfshirë në një incident që patjetër duhet të ketë zgjidhje institucionale.
Gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Sigurisë, Ardi Veliu është pyetur edhe mbi dhunën e ushtruar nga forca të policisë ndaj një adoleshenti. Përgjigja e drejtorit ishte evidentimi i një videoje në celular ku shfaqej një grua e armatosur. Sipas tij ishte nëna e adoleshentit.
Një kategori e re të sëmurësh nga CoVid-19
Giuseppe Remuzzi, drejtor i Institutit të Kërkimeve Farmakologjike “Mario Negri” ka dhënë disa mendime të vetat në një intervistë për gazetën “Corriere della Sera”. Duke folur për strategjinë e ndjekur, Remuzzi thotë se tamponet duhen kryer vetëm në raste të dyshuara, ndërkohë që sipas tij virusi është bërë më pak virulent dhe se ai nuk jep më penumoni. Por në Itali sipas tij ka një tjetër lloj kategorie të sëmurësh që janë pasojë e pandemisë.